EMRI/Shkarkohet me urgjencë specialisti i Hipotekës pas skandalit në “Stop”

EMRI/Shkarkohet me urgjencë specialisti i Hipotekës pas skandalit në “Stop”

608
0
Shares

Vetëm pak orë pasi një skandal u publikua në emisionin Stop të tv klan, ZQRPP shkarkon dhe procedon penalisht specialistin e ZVRPP Vlorë, Patriot Deraj

Menjëherë pas marrjes dijeni, përmes emisionit investigativ “Stop”, për përfshirjen e një punonjësi të ZVRPP Vlorë në afera korruptive, Kryeregjistruesi z. Elion Semanaj ka firmosur urdhërin e shkarkimit për punonjësin Patriot Deraj, me detyrë specialist IT pranë kësaj zyre.

Njëkohësisht, ZQRPP ka marrë masa për referimin e materialit kallëzues në organin e prokurorisë.

Ministria e Drejtësisë dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme janë të vendosur për dënimin e çdo lloj abuzimi me detyrën, shkeljeje të ligjit dhe shpërdorimit të besimit të publikut nga cilido punonjës i Zyrave të Regjistrimit të Pasurisë.

Inkurajojmë qytetarët që të mos hezitojnë të denoncojnë të gjitha veprimet korruptive apo në shkelje të detyrës nga punonjës të ZVRPP-ve apo të institucioneve të tjera në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, thuhet në një njoftim të ZVRPP.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY