Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/ Vjedhjet e ligjshme po ju lënë edhe pa brekë!

09/01/2018
ARTAN FUGA/ Vjedhjet e ligjshme po ju lënë edhe pa brekë!

Underwear hanging on clothesline

Share on FacebookShare on Whatsapp
Artan Fuga

Vjedhjet e mëdha nuk bëhen duke anashkaluar dhe shkelur ligjet në fuqi. Vjedhjet më të mëdha bëhet konform ligjit, i cili legjtimon vjedhjen duke e shndërruar atë në “politika ekonomike”.

Këtu fillon dhe mbaron puna.

Vjedhjet në shkelje të ligjit janë krejt të papërfillshme në krahasim me vjedhjet konform ligjit.

Vjedhja më e madhe është pabarazia pronësore, në të ardhura, në pasuri, në status social, midis shqiptarëve të sotëm e krijuar nga viti në vit, mbi pabarazitë që kishte krijuar tanimë shoqëria totalitare.

Midis atyre që i kanë lënë pa brekë, i atyre që nuk kanë lekë as të shkojnë një javë me pushime, atyre që nuk mund të blejnë as edhe një palë pantallona jashtë tregtisë të Gabit, atyre që masin çdo lek për të blerë presh, qepë, domatet e fundit, dhe të nginjurve, diferencat janë si ato midis sheikëve të naftës në Lindje dhe të papunëve të periferive të qyteteve perëndimore.

Të gjitha këto pabarazi kriminale brenda një lagjeje, një qyteti, një shoqërie.

Ka mbaruar sensi i drejtësisë sociale, pra nuk ka vend për drejtësi juridike, sepse drejtësia juridike pa drejtësi sociale, është padrejtësi ulëritëse.

Këtë Vetting bëni në fillim!

I dini ju këto pabarazi kriminale!!!

I boton njeri?

Jo, sepse del ndonjë kapobandë bregalanase dhe konsideron se pabarazitë në kapitalizëm janë të mira dhe duhen shtuar edhe më shumë, dhe se të revoltohesh ndaj tyre është punizëm, populizëm, a kanibalizëm.

Qelbësira!

Kurrë kombi shqiptar nuk ka qenë në gjendje kaq të pabarabartë.

Apo i kanë me meritë!

Nuk përjashtohen biznesmenët e ndershëm. Aspak. Atyre ju qoftë e hajrit!

Por, politikat që bazohen në rritjen stratosferike të barazive ekonomike dhe shoqërore janë kriminale.

Ato zhvasin popullin dhe shkatërrojnë edhe bizneset prodhuese sepse nuk ka blerje.

Kanabizimi rural nuk është asgjë para tyre!

Ata që nuk jetojnë veçse duke rrumbullakosur me uri muajin janë budallenj, dembela, parazitë, të mefshtë, të leshtë!

Po, o mashtruesa po!

Tags: artan fuga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

07/03/2026
Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

07/03/2026
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

07/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

07/03/2026
Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

07/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.