VIDEO/ Kryemadhi: Rama shume shpejt një i pandehur

VIDEO/ Kryemadhi: Rama shume shpejt një i pandehur

116
0
Shares

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ka nisur takimin e parë me gazetarët për vitin 2018, “një bashkëbisedim për situatën politike në vend”. E pyetur nëse LSI-ja i frikësohet Reformës në Drejtësi, siç pretendon Kryeministri Edi Rama, Kryemadhi theksoi se LSI-ja nuk e njeh frikën, as ajo vetë personalisht, por është kryeministri që mund të jetë një i pandehur për mënyrën si ka vepruar. “Ka sa të duash prova, – tha Kryemadhi, – kujto padinë e ngritur nga ne për thirrjen që ai i bëri Policisë për të hequr kapelën dhe mbledhur vota gjatë zgjedhjeve”.

Kryemadhi e nisi fjalën e saj me një përmbledhje të situatës politike dhe ekonomike të vitit 2017. Veçanërisht tek kjo e fundit, Kryemadhi theksoi se qeveria është e paaftë për të thithur investime të huaja për shkak të korrupsionit, trafiqeve dhe institucionet prestigjioze e kanë bërë të qartë se reforma në drejtësi dhe hapja e negociatave nuk do të bëhen nëse nuk do të kemi nëj familje të fortë ekonomikisht.

E kam bërë të qartë edhe në takimin me ambasadorin amerikan Donald Lu rëndësinë e ligjit të Dekriminalizimit. Z. Rehovica e ka marrë vendimin e tij se do t’i drejtohet Gjykatës për të pastruar figurën e tij. Nuk dua të bëj as rolin e prokurorit as të gjykatësit dhe ne do të vazhdojmë me kthimin e Shqipërisë në normalitet.

Në beteja të tilla do të ketë vendime me të cilat disa herë do të jemi  dakord ose jo, por duhet të vazhdojmë. Ne do të përfaqësohemi tani me znj. Caka e cila do të jetë një përfaqësuese dinjitoze.

Nga se trembet LSI-ja në Reformën në Drejtësi, siç pretendon z. Rama?

Meqë zoti Rama është frikacak mendon se të tjerët janë frikacakë. Ne nuk e njohim frikën. Drejtësia vendoset nga institucionet, jo nga z. Rama. Ai mund të jetë një i pandehur i drejtësisë shumë shpejt dhe për mënyrën si ka vepruar. Për koalicionin e famshëm. Kujtoj se janë mbi 20 fjalime të z. Rama që deri më 1 qershor ai bënte thirrje për koalicion dhe rikthim të LSI. Pra ai shquhet për manipulim. Pra, pavarësisht nga fjalimi i tij në Asamble, nuk mund të ndryshojë asgjë se çfarë është shkruar në 2018 për fatin e tij politik.

Çfarë vendosët me z. Basha?

Takimi me z. Basha kurorëzoi një bashkëpunim të përbashkët opozita në të ardhmen  sa i përket protestës jemi ën diskutim dhe ngritjen e një agjende të përbashkët. Ka të bëjë jo vetëm me protestën por me problematikat që kapin shqiptarët si varfëria, korrupsioni, mënyra si po menaxhohet shteti, se po çon drejt varfërisë dhe injorancës shqiptarët që prodhon nënshtrim. Rritja e çmimeve është një nga problemet më të mëdha. Kam një kupton tatimor këtu ku një litër naftë është 175 lekë të vjetra ndërkohë që në Maqedoni, që ka një GDP njëlloj si ne dhe 1 milion banorë më pak, nafta është 1200 lekë bashkë me taksën e karbonit, por ne e shesim 550 lekë më shumë se në Maqedoni. Edi Rama nuk është më çështje politike, por çështje kombëtare dhe ka vetëm një rrugë , largimi i Edi Ramës.

Takimi i parë me gazetarët për vitin 2018, një bashkëbisedim për situatën politike në vend

Takimi i parë me gazetarët për vitin 2018, një bashkëbisedim për situatën politike në vend.

Publié par Lëvizja Socialiste për Integrim sur lundi 8 Janvier 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY