Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLENDI FEVZIU/ Rama nuk po qeveris, ngeli në TV më shumë se sa spikerët e lajmeve

08/01/2018
Gjiknuri pranon: Fotografia me Habilajt si me mijëra vlonjatë
Share on FacebookShare on Whatsapp
Blendi Fevziu

Si po qeveris Rama? Kjo pyetje që më drejtoi disa ditë më parë një njeri i rëndësishëm i biznesit nga Kosova më bëri të reflektoj për t’i shpjeguar më mirë përgjigjen time.

Rama nuk po qeveris fare!

Kur them “nuk qeveris” nuk e kam fjalën që Rama dhe ekipi i tij nuk shkojnë në zyrë; as që nuk bën punët burokratike që bën çdo qeveri. Ajo që them është se që prej rikonfirmimit në krye të Qeverisë, Rama ka rënë në kurthin e mosqeverisjes, amullisë dhe kaosit si asnjë Kryeministër tjetër deri më sot.

Historia politike shqiptare ka treguar që rikonfirmimet kanë qenë më të vështira se zgjedhja rishtare. Fatos Nano qëndroi vetëm 2 muaj e 10 dite kryeministër pas rizgjedhjes në Mars 1991. Aleksandër Meksi më pak se 7 muaj pasi u rizgjodh në 1996. Ilir Meta nuk kaloi dot 5 muaj më 2002, kur u dorëhoq për t’i lënë vendin Majkos. I vetmi që arriti të mbijetonte ishte Berisha në 2009. Edhe ai prodhoi një qeverisje shumë më pak cilësore se sa ajo që kishte prodhuar në vitet 2005 – 2009. Madje mandati i tij ra në rutinë dhe u ngadalësua herën e dytë. Rama e ka nisur po me këtë këmbë, por shumë më dobët. Sepse konteksti në të cilin vepron është ndryshe nga ai i paraardhësve të tij.

Në 100 ditët e para, qeverisjen e kanë dominuar lajmet për Saimir Tahirin dhe Habilajt, ato për kanabisin, përgjimet apo krimin. Thuajse asnjë lajm për rezultate qeverisëse. Historitë me banditë dhe kriminelë u kthyen në telenovelë. Premtimet për aksione spektakolare dështuan ose janë zëvendësuar me lëvizje kaotike nga zgjedhja e zëvendësministrave që duken si “Liza në botën e çudirave” e deri te Prefektët që nuk e kuptojnë për se janë aty, edhe pse shumë prej tyre janë njerëz me integritet.

Administrata është krejt e paorganizuar dhe shkrirjet apo rikrijimet e strukturave të reja nuk kanë funksionuar në 90 % të rasteve.

Ministrat janë shumica jashtë loje, madje shumë prej tyre, nuk njihen as si emra dhe si imazhe nga publiku.

Rama duket se e ndjen këtë. Statistikat e shtypit, tregojnë se ai ka kaluar në TV, më shumë kohë se çdo spiker lajmesh dhe më shumë se sa çdo drejtues emisionesh televizive (edhe atëherë kur u zhduk 10 ditë në Nju Jork, pa dhënë asnjë shpjegim). Por nëse dikush ju pyet, se çfarë mbani mend nga këto 100 orë/në 100 ditë të Ramës në TV, përgjigja e vetme është: asgjë! Gjithsecili që e lexon këtë shkrim mund ta japë vetë përgjigjen.

Nëse ka një gjë që e simbolizon dështimin e 100 ditëve është largimi i kompanisë së njohur botërore të turizmit, Starëood, tashmë pjesë e Marriot International, që tërhoqi emrin Sheraton nga Tirana. Pak kohë më parë, Rama e konsideroi turizmin një sfidë dhe e tillë duhet të jetë. Ai krijoi lehtësi financiare për të shtuar Hotelet me 5 yjë që administrohen nga gjigantët e turizmit botëror, por humbi të vetmin përfaqësues që kishim, Sheratonin. I vendosur në Shqipëri më 2003, ai ishte hoteli i vetëm nga një emër i madh ndërkombëtar turizmi. Sot, pas ikjes së tij, Tirana është i vetmi qytet në rajon dhe ndoshta, i vetmi kryeqytet në botë, ku mungon një emër i hotelerisë botërore. Shkupi ka sot Marriot dhe Courtyard; Prishtina ka Sëiss Diamond; Podgorica ka Hilton dhe Ramada; Ljubjana ka Intercontinental; Beogradi ka Hyatt dhe Luxury Collection; madje edhe Sarajeva ka Holiday Inn. Shqipëria është e vetmja që s’ka asnjë. Madje edhe vende të izoluara si Kuba kanë zinxhirin e Hoteleve Melia dhe Luxury Collection dhe Korea e Veriut ka disa kompani të mëdha Japoneze.

Të pretendosh të sjellësh turistë në një vend ku nuk operon asnjë kompani serioze dhe e madhe turizmi, është më shumë se qesharake.

Problem duket se do të jetë edhe integrimi. Pardje, Rama deklaroi që edhe hapja e negociata me BE mund të mos ndodhë. Nëse ky nuk është një truk për t’i dhënë më shumë peshë lajmit nëse negociatat hapen, bilanci i tij do jetë dramatik krahasuar me paraardhësin. Në 5 vitet e para, 2005 – 2010, Shqipëria Firmosi dhe filloi zbatimin e marrëveshjes së MSA; mori propozimin për Statusin e vendit kandidat; dorëzoi Pyetësorin dhe arriti liberalizimin e vizave. Përtej këtyre, mori ftesën dhe më pas anëtarësim e plotë në NATO. Në këto vite, është marrë vetëm Statusi i Vendit Kandidat dhe asnjë hap më tej. Edhe pse rrethanat ndërkombëtare nuk kanë qenë të favorshme për të, Rama sërish, ka shumë pak certifikata për t’i varur në murin e zyrës së tij.

Qeverisja ende nuk ka nisur, por 100 ditët e para janë shembulli më i keq se si mund të qeveriset një vend. Ndaj pyetjes se si po qeveris Rama, mund t’i përgjigjesha pa hezitim, që Rama, nuk po qeveris, ose Rama nuk ka nisur ende të qeverisë!

Tags: blendi fevziuEdi RamaqeverisjaTV

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.