Var veten biznesmeni shqiptar ne Itali, gjendet ne magazinat e tij ne...

Var veten biznesmeni shqiptar ne Itali, gjendet ne magazinat e tij ne Treviso

229
0
Shares
????????????????????????????????????

Një biznesmen shqiptar në Itali i dha fund jetës së tij duke u varur. Marvin Proshka, 31 vjeç, baba i dy fëmijëve të mitur besohet se vrau veten. Arsyet që e shtynë drejt aktit ekstrem duket se janë borxhet e shumta dhe pamundësia për të shpëtuar prej tyre.

Marvin Proshka

Mediat italiane njoftojnë se Marvin Proshka, pronar i firmës “Promek Service” në Conegliano ka vendosur t’i japë fund jetës në magazinën ku ai kishte provuar me guxim të realizonte ëndrrën e tij më të madhe.

31-vjeçari Proshka ishte një sipërmarrës me origjinë shqiptare që banonte në Treviso. Sipas Treviso Today, motivet e vetëvrasjes janë akoma të paqarta.

imprendiotre-suicida

Duke filluar nga një fabrikë e vogël në Godega di Sant Urbano, Proshka kishte arritur të krijonte kompaninë e tij Promek Service, një ëndërr që ishte bërë realitet dhe po rritej me kalimin e viteve. Së fundi e kishte transferuar në një magazinë në rrugën Maggiore Piovesana në Conegliano. Gjithçka dukej se po shkonte mirë, por situata precipitoi.

Lajmin e ka konfirmuar dje vëllai i tij Mendu Proshka në rrjetet sociale.

Image

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY