5 VJET/Pse heshtin Tirana dhe Prishtina per heqjen e lapidarit ne Presheve

5 VJET/Pse heshtin Tirana dhe Prishtina per heqjen e lapidarit ne Presheve

391
0
Shares

Nga Refik HASANI

A thua edhe sa kohë do heshtin Tirana e Prishtina pas heqjes së Lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë. Nëse heshtin këto dy qendra sigurisht Beogradi nuk do të ndryshoj mendjen për të kthyer lapidarin në vendin e vetë. Më datën 20 Janar 2013 është hequr dhunshëm Lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë nga forca policore të armatosura deri në dhëmbë. Me rastin e pesë vjetorit të heqjes së lapidarit, me këtë datë ia vlen të ndezën qirinj dhe të vizitohet nga liderë institucional të Prishtinës dhe Tiranës. Ndezja e qirinjve duhet të jap dhe të shpërndaj një mesazh të fuqishëm në të gjitha anët se aty ku ishte vendosur lapidari do të duhej të kthehet. Kurdo qoftë por ai Lapidar duhet të kthehet sepse e ka vendin aty, dhe se vendi ku ai duhet të qëndroj është tokë shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë. Simbolika është në këtë datë të heqjes së dhunshme të lapidarit të ndezen qirinjë në të gjitha hapsirat tona etnike Shqiptare.

Rezultate imazhesh për lapidari ne presheve

Qirinjë të ndezën edhe nga njerëz që do të shkojn në Preshevë në mënyra të organizuar ku do të vendosin lule të freskta dhe të ndezin qirinjë para objektit të Komunës së Preshevës. Respektimi me një minutë heshtje duke qëndruar gatitu para këtij vendi në vendin ku ishte vendosur lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-ës është obligim moral,institucional,Kombëtarë dhe Kushtetues.

Në këtë ditë kjo hapsirë para objektit të Komunës së Preshevë do të duhej vizituar edhe nga krerët më të lartë nga Prishtina dhe Tirana zyrtare. Ky vend i shenjët dhe i bekuar tani ka mbetur që të vizitohet edhe nga gazetarë e punëtorë shkencor e hulumtues të instituteve por edhe anëtarë të Akademisë së Shkencave. Simbolika e 20 Janarit,është tepër e madhe në pesë vjetorin e heqjes së lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës është shumë dimenzionale dhe ky gjest e veprim i strukturave më të lartë do prodhonte efekte pozitive, do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale për struktura institucionale e veçmas do të ishte një mbështetje për popullatën e ksaj Krahine. Fryma Shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë e gjetiu por edhe në çdo cepë të Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe hapasira tjera etnike Shqiptare.

Vizita, si veprim do të kontribonte që sa më shumë opinioni i gjërë shqiptar dhe ai ndërkombëtar të njoftohet, alarmohet dhe sensibilizohet nga pësimet e diskriminimit që janë duke u bërë ksaj Krahine. Liderët institucional e politik as në pesë vjetorin nuk e vizitojn vendin e lapidarit. Tirana e Prishtina vazhdojn heshtjen që tash e pesë vjetë, asgjë nuk kan ndërmarrë as në kuptimin deklarativë apo ndonjë kushtëzim që ky lapidarë të kthehet aty ku e ka vendin. Dëshmorët tanë meritojnë respekt dhe homazhe për të treguar se ata janë gjithmonë në mendjet, ndjenjat dhe në gjitha zemrat tona Shqiptare që u sakrifikuan për ditë të mira për popullatën e ksaj Krahine.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY