Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO LAJM/ Ja gomonia e zhdukur në det, dyshohet se trafikonte drogë drejt Italisë

06/01/2018
FOTO LAJM/ Ja gomonia e zhdukur në det, dyshohet se trafikonte drogë drejt Italisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia publikon foton e gomones e cila arriti të zhdukej pavarësisht ndjekjes së gjatë ku janë përfshirë edhe helikopterë. Gomonia e dyshuar se do të trafikonte lëndë narkotike nga gadishulli i Karaburunit në Vlorë në drejtim të Italisë u pikas në det rreth orës 13:50 minuta të 5 janarit. “Nga pamjet filmike të realizuara nga helikopteri i FA në bordin e gomones dallohen tre persona dhe disa bidona plastikë, ndërsa pjesa tjetër e bordit ishte bosh. Dyshohet se gomonia do merrte lëndën narkotike në Sazan me qëllim trafikimin në drejtim të Italisë”, sqaroi dje policia.

Gomonia që po ndiqej nga tre shtete duket se ka arritur të ikë pa u kapur nga policitë e Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi ndërkohë që fotot që janë bërë nga helikopterët kanë shfaqur një gomone që nuk kishte kanabis por bidona. Skafistët kanë arritur të largojnë lëndën narkotike dhe është e mundur që të jetë fshehur në Mal të Zi apo në brigjet e paprekura të detit shqiptar. Policia e Shtetit ka dhënë të gjitha detajet rreth saj duke treguar edhe për ngritjen e një helikopteri Cougar të ushtrisë shqiptare. Delta Forcë, Policia Kufitare dhe DVP, Vlorë gjatë kontrollit nga deti dhe toka në zonën e Karaburunit nisur nga informacionet e marra në rrugë operative se mund të ishte fshehur lëndë narkotike me qëllim trafikimi, rreth orës 13.50, kanë konstatuar një mjet lundrues që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan. Menjëherë në ndjekje të mjetit lundrues janë vënë 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcë. Është kërkuar ndihma e anijes “Oriku” dhe e Helikopterit të FA-së. Gjithashtu është njoftuar GdF Durrës e Vlorë si dhe homologët Italianë. Menjëherë është ngritur në fluturim një helikopter “COUGAR” i FA-së, i cili ka ndjekur në ujërat neutrale për rreth 1 orë gomonen që lëvizte me shpejtësi duke bërë manovra në det me qëllim ti shmangej ndjekjes së helikopterit. Nga deti vijoi ndjekja nga anija “Oriku” dhe tre mjete lundrues të Policisë Kufitare dhe Delta Forcë. Në veprim është futur menjëherë edhe GdF-ja në Shqipëri e Itali. Gjithashtu është vënë në ndjekje edhe Policia malazeze.

Nga krehja e zonës në gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Bristan”, midis shkëmbinjve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28 kilogramë lëndë narkotike të ndarë në 5 pako. Policia Kufitare, Delta Forcë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë po vijojnë kontrollet në zonë. Gomonia dyshohet të jetë fshehur në ndonjë gji detar midis Malit të Zi dhe Kroacisë, ndërsa në bordin e saj ishin pikasur tre persona si dhe bidonë plastikë, ndërsa pjesa tjetër është bosh.

Tags: gomoniazhduket

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.