Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zhduket gomonia që po ndiqej në det, dështojnë policitë e tri vendeve dhe Cougar-i i ushtrisë

05/01/2018
Zhduket gomonia që po ndiqej në det, dështojnë policitë e tri vendeve dhe Cougar-i i ushtrisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gomonia që po ndiqej nga tre shtete duket se ka arritur të ikë pa u kapur nga policitë e Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi ndërkohë që fotot që janë bërë nga helikopterët kanë shfaqur një gomone që nuk kishte kanabis por bidona.

Skafistët kanë arritur të largojnë lëndën narkotike dhe është e mundur që të jetë fhsheur në Mal të Zi apo në brigjet e paprekura të detit shqiptar. Policia e Shtetit ka dhënë të gjitha detajet rreth saj duke treguar edhe për ngritjen e një helikopteri Cougar të ushtrisë shqiptare. Delta Forcë, Policia Kufitare dhe D.V.P.Vlorë gjatë kontrollit nga deti dhe toka në zonën e Karaburunit nisur nga informacionet e marra në rrugë operative se mund të ishte fshehur lëndë narkotike me qëllim trafikimi, rreth orës 13.50, kanë konstatuar një mjet lundrues që lëviste me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan.

Menjëherë në ndjekie të mjetit lundrues janë vënë 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcë. Eshtë kërkuar ndihma e anijës “Oriku” dhe e Helikopterit të FA-së. Gjithashtu është njoftuar GdF Durrës e Vlorë si dhe homologët Italianë. Menjëherë është ngritur në fluturim një helikopter “COUGAR” i FA-së, i cili ka ndjekur në ujrat neutrale për rreth 1 orë gomonen që lëviste me shpejtësi duke bërë manovra në det me qëllim ti shmangej ndjekies së helikopterit.

Nga deti vijonte ndjekja nga anija “Oriku” dhe tre mjete lundrues të Policisë Kufitare dhe Delta Forcë. Në veprim është futur menjëherë edhe GdF-ja në Shqipëri e Itali. Deri tani nuk është bërë e mundur kapja e gomones, pasi dyshohet se është fshehur në ndonje gji bregdetar, në ujrat territoriale midis Malit të Zi dhe Kroacisë,  por vijon kërkimi nga ajri nga GdF.

Gjithashtu është vënë në ndjekje edhe Policia malazeze. Nga pamjet filmike të realizuara nga helikopteri i FA në bordin e gomones dallohen tre persona dhe disa bidona plastikë, ndërsa pjesa tjetër e bordit ishte bosh. Dyshohet se gomonia do merrte lëndën narkotike në Sazan me qëllim trafikimin në drejtim të Italisë.

Nga krehja e zonës në gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Bristan”, midis shkëmbinjve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28 kilogramë lëndë narkotike të ndarë në 5 pako. Policia Kufitare, Delta Forcë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë po vijojnë kontrollet në zonë.

Tags: cougargomonendjekje nga policia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.