Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KQZ i heq mandatet Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës

05/01/2018
DETAJE/ Nuk kanë të sosur telashet për Aqif Rakipin dhe Gledion Rahovicën, ja për çfarë janë kallëzuar sot te Krimet e Rënda
Share on FacebookShare on Whatsapp

KQZ ka vendosur ndërprerjen e mandatit për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi dhe për Gledjon Rehovica i LSI-së. Kjo vendimmarrje erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, “deputeti i PDIU për qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi, dhe ai i LSI për Qarkun e Beratit, Gledion Rahovica, preken nga ligji i Dekriminalizimit. Dy deputetët nuk kishin deklaruar ndalimin nga policia në Itali”. Vendimi i Prokurorisë ka ardhur pas kërkesës së mëparshme të KQZ për verifikimin e rasteve që këtyre deputetëve.

Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica rezultojnë të ndaluar në Itali për vjedhje, ndërsa një gjë të tillë nuk e kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Deputeti i PDIU ashtu edhe ai i LSI rezultojnë me emra të rremë të ndaluar nga drejtësia Italiane, ndërsa zbulimi i tyre është bërë përmes krahasimit të gjurmëve të gishtave nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma. Në raportin e Prokurorisë shkruhet se deputeti Aqif Rakipi është ndaluar në Itali për vjedhje nën emrin Skënder Ejylbegaj. Ai ka konsumuar veprën penal të vjedhjes më 03. 11. 1998. Ky ndalin nga autoritetet italiane nuk rezulton në formularin e vetëdeklarimit të Rakipit. Ndërsa Gledjon Rehovica, me emrin Kusta Mina, është i raportuar për vjedhjen e një dyqani në shtetin fqinj në 27. 02. 1999. Edhe Rehovica, njësoj si Aqif Rakipi nuk ka deklaruar në formular ndalimin nga policia italiane.

Sipas prokurorisë, mosdeklarimi i ndalimeve nga autoritetet italiane në formularin e vetëdeklarimit, i bën të dy deputetët në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mandatit. Për këtë shkak, Prokuroria i kërkon KQZ-së heqjen e mandatit për dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. KQZ pritet të vendosë ditët në vijim për këtë kërkesë të organit të akuzës, ndërsa në një mbledhje konsultuese të zhvilluar paraditen e sotme, iu la disa ditë kohë deputetëve për t’u njohur me dosjen.

Njoftimi KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

1- “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Gledjon Rahovica, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm  të mandatit të deputetit z. Gledjon Rahovica.

2- “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Aqif Rakipi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm  të mandatit të deputetit z. Aqif Rakipi.

Tags: aqif rakipigledion rehovicakqzmandatet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.