Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Laç, Gjykata vendos për tre kushërinjtë e dyshuar se vranë 16-vjeçarin me plumb qorr

05/01/2018
FOTO & EMRI/ Laç, zbardhet ekspertiza, 16-vjeçarit iu gjet plumb në kokë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Shkallës së Parë e Kurbinit ka dhënë sot vendimin për tre kushërinjtë Lika që u arrestua lidhur me dyshimin se kanë vrarë me plumb qorr, 16-vjeçarin Klejdi Gjeta, natën e Vitit të Ri, teksa ai hidhte fishekzjarrë në tarracën e banesës së tij.
Me vendimin e saj të sotëm, gjykata ka vendosur, për Alban dhe Ernis Likës, arrest me burg dhe për Arbër Likën, arrest shtëpie.
Tre persona e dyshuar janë arrestuar nga policia e Laçit ditën e dytë të këtij viti, pasi kanë qëlluar me armë zjarri rreth orës 01:30 të 1 janarit të vitit 2018. Në prangat e policisë u vunë tre kushërinjtë Alban Lika, Ernis Lika dhe Arbër Lika. Këta tre të rinj janë identifikuar nga policia, pas një video që vetë ata kanë publikuar në rrjetet sociale ku ata shfaqen duke qëlluar me armë zjarri pak pas ndërrimit të viteve.
Sipas policisë së laçit, tre këta persona kanë qëlluar me armë pranë lagjes “Sanxhak” ku humbi jetën 16-vjeçari Klejdi Gjeta, i cili kishte hipur në tarracën e shtëpisë për të hedhur fishekzjarrë.
Fillimisht u dyshua se adoleshenti kishte humbur jetën për shkak të goditjes nga fishekzjarrët, por më pas ka rezultuar se ka marrë një goditje me plumb në kokë.
Pas arrestimit të tre kushërinjve Lika teksa lëviznin me një automjet tip “Benz” pa targa, dhe sekuestrimit të gëzhojave në vendngjarje, policia është vënë në kërkim edhe të armës së zjarrit. Do të jetë ekspertiza, ajo çka do të tregojë nëse plumbi që i mori jetën 16-vjeçarit Gjeta, ka dalë nga e njëjta armë zjarri. Mësohet se policia e Laçit në vendngjarje ka sekuestruar 19 gëzhoja dhe një fishek.

Njoftimi i plotë i Policisë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i tre shtetasve, si dhe shpallja në kërkim e një tjetri dhe konkretisht :
• Alban Lika, 25 vjeç, banues në Kurbin.
• Ernis Lika, 20 vjeç, banues në Kurbin.
• Arbër Lika,18 vjeç, banues në Kurbin.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 01. 01. 2018 në orën 00:30, këta tre shtetas dyshohet se duke lëvizur me automjetin tip Benz që drejtohej nga Alban Lika, në Sanxhak, kanë qëlluar me armë zjarri.
Automjetit ja kishin hequr targat kur kanë qëlluar me armë zjarri.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat u gjetën në bagazhin e automjetit, 19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit:
Gj. S., 23 vjeç, banues në Kurbin.
Shtetasi i lartpërmendur u shpall në kërkim nga Policia, pasi më datë 01.01.2018, rreth orës 00.25, duke drejtuar automjetin e tij tip Benz, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në qytetin e Laçit dhe më pas ka braktisur mjetin në një lavazh, dhe është larguar.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 fishekë luftarakë dhe një gëzhojë model 56 kalibri 7.62 mm.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme për veprat penale “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit “ dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 278 dhe 274 të Kodit Penal.

Tags: Alban LikaArber LikaErnis LikagjykataKlejdi Gjetavendimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.