Horoskopi, 5 Janar 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 5 Janar 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

171
0
Shares

Dashi
Dite e tensionuar kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do jeni ndërmjet ambicies profesionale dhe dëshirës për t’i kushtuar kohe familjes suaj. Mos e lini pas dore partnerin sepse situata mund te ndërlikohet shume. Beqaret duhet t’i marrin gjerat si t’iu vijnë. Financat duan një riorganizim tërësor. Vetëm kështu mund te arrini atë qe dëshironi.

Demi
Nëse nuk doni qe jeta juaj ne çift te marre një kthese te gabuar, duhet te mundoheni te largoni rutinën sa me pare dhe t’i shprehni me shume ato qe ndjeni. Beqaret nuk duhet te fiksohen pas te ardhurave te personave qe do takojnë, por pas zemrës se tyre. Financat do jene problematike kështu qe shmangni çdo shpenzim te tepruar.

Binjakët
Do mërziteni mjaft me diçka qe do iu thotë partneri sot dhe nuk do dëshironi fare te qëndroni pranë tij. Mundohuni ta kaloni kohen me miqtë dhe jo te mbylleni ne vetvete. Beqaret do fillojnë aventura te këndshme dhe mjaft emocionues, por për dashurinë e madhe duhet te presin ende. Financat do fillojnë te përmirësohen pak nga pak. Do ndiheni me mire për këtë fakt.

Gaforrja
Do jeni te paarsyeshëm dhe ta pakontrollueshëm gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift . Kjo do krijoje disa mos marrëveshje me partnerin te cilat do iu mërzitin tej mase. Jeta sentimentale për pjesën me te madhe te beqareve do shkoje me se miri. Ne planin financiar nuk duhet te jepni hua sepse as situata juaj nuk është dhe aq e qëndrueshme. Kujdesuni me tepër për veten.

Luani
Perspektivat janë te mira për jetën sentimentale te çifteve. Do kuptoheni me se miri me atë qe keni ne krah dhe do bëni gjithçka ne bashkëpunim me njeri-tjetrin. Beqaret do bëjnë mire te qëndrojnë edhe sot vetëm. Nuk ka ardhur ende koha për te filluar lidhje serioze dhe disa persona do kërkojnë t’iu lëndojnë. Fati do jete me ju ne planin financiar. Shfrytëzojeni ditën!

Virgjëresha
Asnjë problem nuk pritet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift kështu qe përfitoni për te folur mbi diçka qe nuk keni mundur deri me tani. Ai qe keni ne krah do iu dëgjojë me shume kujdes. Beqaret do marrin një propozim te mrekullueshëm dhe mjaft te veçante nga një person qe e njohin prej kohesh. Ne planin financiar shpenzoni aq sa ua mban xhepi, mos e teproni.

Peshorja
Çiftet duhet ta lënë veten te lire dhe te hidhen me sy mbyllur ne detin e pasionit dhe emocioneve. Çdo gjë do shkoje për mrekulli sot. Nëse zemra juaj është ende e lire, mund te keni edhe dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite. Lërjani çdo gjë kohës dhe momentit. Situata financiare do jete e qëndrueshme dhe aspak problematike, qetësohuni.

Akrepi
Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe do i sqaroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm dashurinë, por ne fakt do iu jepet një mundësi e mire për t’u njohur me dike. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni te matur dhe te kujdesshëm.

Shigjetari
Pozicionimi i mire i Venusit do e ngrohe mjaft klimën ne jetën tuaj ne çift sot. Çdo gjë do e bëni ne bashkëpunim me njeri-tjetrin dhe nuk do mbani aspak mëri. Për beqaret çdo gjë do ndryshoje rrënjësisht. Përgatituni për te papritura te këndshme. Financat do jene te mira për aq kohe sa ju t’i menaxhoni me maturi te ardhurat qe keni. Po e kaluat limitin do keni vështirësi.

Bricjapi
Ne planin sentimental, Merkuri do ketë ndikim shume te madh. Do jeni me te sigurte për dashurinë qe ndjeni ndaj partnerin dhe do ia shprehni atij me tepër ndjenjat. Beqaret do njihen me persona qe nuk kane te njëjtin tip, por qe ka diçka qe do i tërheqë jashtë mase. Financat nuk do ketë asnjë problem. Shpenzoni pak me tepër për gjere te domosdoshme.

Ujori
Mjedisi yjor do ketë ndikim shume te madh ne jetën tuaj sentimentale. Kujdes me çdo gjë qe do thoni apo me çdo veprim qe do bëni nëse nuk doni te keni probleme. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite me te këndshme dhe te mbushur me propozime. Financat do jene te mira për ata qe kane pasur kujdes me shpenzimet, ndërsa për ata qe e kane tepruar do ketë vështirësi.

Peshqit
Mosmarrëveshjet ne çift do jene te shumta gjate kësaj dite dhe nuk do ndiheni aspak mire. Mos vazhdoni me tepër me kokëfortësinë tuaj sepse do keni probleme akoma me serioze. Beqaret do jene te bindur për atë qe duan te bëjnë dhe se ke duan te joshin. Ne planin financiar do jeni kampione te shpenzimeve dhe kjo mund te sjelle probleme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY