Basha denoncon: Rama nga shfaqja e pashpirt te mashtrimi

Basha denoncon: Rama nga shfaqja e pashpirt te mashtrimi

128
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha ka denoncuar sot një premtim të pa mbajtur nga kryeministri Edi Rama.
Sipas Bashës, Edi Rama në 14 nëntor të 2017, premtoi rimbursim të fishave të diabetit që nga muaji janar, por ky është ka rezultuar vetëm një mashtrim, për faktin se ende nuk ka një listë të re rimbursimesh.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës
Në 14 nëntor, në kulmin e skandalit të Saimir Tahirit, u bëmë dëshmitarë të një shfaqje të pashpirt të Edi Ramës me një 12 vjeçare, që vuante nga diabeti. Ai i premtoi Damiana Bakiut, familjes së saj dhe, nëpërmjet saj, 1500 familjeve të tjera që jetojnë me dhimbjen e diabetit të fëmijëve të tyre, se fishat e matjes së diabetit do të rimbursohen që nga janari 2018.
Janari erdhi, por as Damiana, as 1500 femijët e tjerë nuk do të rimbursohen, sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka miratuar akoma Listën e Barnave të Rimbursueshme për vitin 2017. 1500 fëmijët e sëmurë me diabet do të vazhdojnë të blejnë 100 mijë lekë çdo muaj fishat e diabetit, sepse klanet e tregut miliarder farmaceutik, klientë të Edi Ramës, nuk kanë rënë akoma dakord si do të ndajnë fitimet nga Lista.
Fëmijët me diabet nuk janë të vetmit që janë mashtruar nga Edi Rama. Ai bëri fushatë elektorale me premtimin se mijëra shqiptarë do të përfitonin nga zgjerimi i Listës me 30 ilaçe të reja me fokus tek sëmundjet me përhapje të gjerë si ato të zemrës dhe të veshkave. Është e qartë se edhe këta mijëra shqiptarë janë peng i pazareve të pambyllura të klientëve të Edi Ramës me Listën e Barnave të Rimbursueshme.
Ky vit ka nisur keq edhe për spitalet dhe qendrat shëndetësore. Siç e përshkruajnë mjekët dhe pacientët, gjendja është skandaloze, pa kushte, pa barna dhe pa kura të mjaftueshme. Shëndetësia falas nuk ekziston më as si term ne fjalorin e kryeministrit, qeveria e të cilit ka braktisur plotësisht gratë, pjesën më vitale të çdo shoqërie.
Ne Shqipëri ka rreth 500 raste të reja çdo vit me kancer gjiri dhe kjo sëmundje është shkaku kryesor i vdekjes tek gratë. Por dy analiza jetike për gratë e sëmura me kancerin e gjirit, për diagnostikimin dhe kurimin e tij, nuk kryhen më në QSUT. Ky shërbim jepet vetëm në spital privat dhe kushton 200 mijë lekë.
Prej 3 vjetësh, gratë që bëjnë mamografitë në shërbimin publik ambulator, nuk marrin përgjigje për analizat, sepse flitet se ky shërbim do të jepët me konçesion. Derisa Edi Rama të vendosë për këtë, shumë gra mund të kenë vdekur nga mungesa e një përgjigjeje elementarë, janë apo jo me kancer.
Gjendja nuk ka për t’u permirësuar, as sepse shëndeti i shqiptarëve nuk është prioriteti i Edi Ramës, por as sepse drejtuesit e spitaleve nuk do ta ngrejnë zërin për pacientët e tyre! Partia Demokratike ka sjellë fakte se në krye të spitaleve rajonale janë emëruar militantë partie, interesi kryesor i të cilëve është t’i shërbejnë partisë dhe jo qytetarëve.
Kjo situatë skandaloze në shëndetësi ka sjellë eksodin masiv të mjekëve dhe infermierëve. Në 3 vjet janë larguar nga vendi rreth 530 mjekë dhe 848 infermierë, të cilët po kërkojnë jashtë vendit kushte më të mira pune dhe paga më të larta.
Gjendja në shëndetësi ka qenë kritike edhe gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, por ne nuk zgjodhëm konçesionarët para shqiptarëve. Në atë kohë, eksodi i mjekëve ishte i paimagjinueshëm.
Sot, me buxhetin e vitit 2018 qeveria ka parashikuar të paguajë 40 milionë euro në vit për konçesionet e 4 klientëve të Edi Ramës dhe familjes së tij. Nëse Rama do t’i ndërpriste sot këto konçesione korruptive, 40 milionë euro do të mjaftonin per të mbuluar nevojat me pajisje dhe barna për të gjithë spitalet e Shqipërisë.
Por kryeministri i krimit, drogës dhe votave të blera nuk do ta bejë këtë, sepse ai nuk jep askund llogari për aktet e tij. Prandaj, është detyrë e secilit prej nesh të mos mbetemi tek urimi pesimist “Zoti na ruajtë”, por të bëjmë gjithçka për ta ndaluar Edi Ramën të dëmtojë më shumë shëndetin tonë! E vetmja kurë e plotë dhe përfundimtare për vendin është largimi i tij!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY