Valbona, mbi 100 mije turiste vizituan kete vit luginen

Valbona, mbi 100 mije turiste vizituan kete vit luginen

607
0
Shares

Pushuesit dimëror kanë mbërritur në Valbonë për të kaluar atje ndërrimin e viteve dhe për të vazhduar pushimet disa ditore.

E gjendur mes maleve të thepisur dhe ujit të lumenjve e liqeneve, Valbona është një vend ku mund të befasohesh nga natyra dhe trashëgimia kulturore.

Ky ndërrim vitesh e gjeti luginën të zbardhur nga bora e përhershme.

Peizazhe shumëngjyrëshe, male të larta, lumenj, lugina, kjo është panorama që ofron malësia e Tropojës për çdo turist të huaj që dëshiron të eksplorojë një vend që befason me kontraste natyrore dhe me kulturën e jetesës.

Vetëm këtë vit, në Luginën e Valbonës u futën rreth 120 mijë vizitor të huaj dhe vendas, thotë për ATSH Besnik Hallaci, Drejtor i Parkut Natyrorë të Tropojës..

Bukuritë e rralla natyrore vijnë të gërshetuara me trashëgiminë kulturore dhe atë historike të trashëguara brez pas brezi. Të gjitha këto shoqërohen nga tradita mikpritëse e vendasve, një vlerë kjo e njohur tashmë edhe nga bujtësit e huaj.

Lugina e Valbones është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve.
Kufizohet me Parkun Kombëtar te Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur ”Lumi i Gashit” së fundmi i mbrojtur nga UNESCO për vlerat e biodiversitetit.

Territori i tij përshkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbonë e Çerem.
Ka maja të larta e të thepisura dhe për çdo stinë ndërron koloritin e ngjyrave dhe duke paraqitur një dinamikë të jashtëzakonshme imazhesh në kushtet e një lugine plot të papritura e me shumë labirinte.

Valbona është lumi më i madh i Alpeve që derdhet në Drin. Zbritjet e lumit nga Bjeshkët e Rragamit e Çeremit plot zhurmë e shkumëzim janë një impression i veçantë për turistët. Uji është i pastër,i kthjellët,i rrëmbyeshëm dhe mjaft i tejdukshëm.

Në natyrën e larmishme, të këtij terreni mund të praktikohen të gjitha llojet e sporteve.

Këtu do të gjeni borën e perjetëshme edhe gjatë verës.

Parku është i pasur me guva e shpella, ku njëra prej tyre është dhe shpella e Dragobisë.

Është zona më e ftohtë e vendit me dimër të gjatë e të ashpër. Në disa raste temperaturat zbresin ne – 10° C deri ne – 20°C., ndërsa vera është mjaft e freskët. Hoteleria është ajo tradicionale me ndërtesa kryesisht dykatëshe të stilit tradicional, me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me tjegulla, por së fundmi janë ngritur hotele bashkëkohorë me të gjitha komoditet. Vizitorët këtu gjejnë ushqim tradicional, shtrojë e mbulojë, pra, gjithçka.

Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete me peisazhe pyjore e ujore, male e lugina mbresëlënëse.

Lundrimi me tragetin Fierzë-Koman paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Valbonën në të katër stinët.atsh, N.Lena

 

https://www.facebook.com/valbona.park.77/videos/161193001312036/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY