PËRGJIMET – AUDIO/ Biseda e Habilajve me italianin: “…I kanë q**ë nënën...

PËRGJIMET – AUDIO/ Biseda e Habilajve me italianin: “…I kanë q**ë nënën në gropë, i kanë vjedh’ të gjitha votat”

249
0
Shares

Ky është materiali i parë i siguruar nga Politiko.al. Gjatë tij të do të dëgjoni një bisedë disa minutëshe, regjistruar nga Prokuroria e Katanias, zhvilluar ndërmjet pjesëtarëve të ‘klanit Habilaj’, të mbajtur në përgjim për disa vjet.

Politiko e ka zbardhur bisedën të plotë, por këshillohet dëgjimi i saj për të kuptuar më mirë, jo vetëm fillin e bisedës, por edhe për të siguruar një ide më të qartë të dialogjeve mes të përgjuarve. Teksti i shkaton shumë humbje ngjyrave, dhe ndoshta vetë thelbit të bisedës.

Me ‘B’ janë shënuara biseduesit dhe me numra secili prej tyre. Në fund të audios së transkriptuar keni edhe një komentar shpjegues të Politiko.al:

AUDIO 1

B1: …Se ke edhe shumë punë këtu i tha.

Pse, i tha Moisiu, nuk janë njerëz të mirë këta?

Çfarë njerëz të mirë, ata janë bastardë, i tha.

Eee, kështu si thoni ju ata janë bastardë, tha Moisiu. Moisiu për të nxjerrë sytë, ngacmonte ata.

O vëlla, i thashë unë, i fola shqip, thuaj i thashë, se unë i njoh më mirë se sa juve; më mori punën para dy muajsh.

(Qeshin)

Qeshte Moisiu, o (emër italian, nuk kuptohet), çfarë tha ky çfarë tha ky, çfarë tha ky?

Lëre tha, karton, tha.

Vajta atje, më thoshte pronari mua, se pronari kishte folur me Saimirin…që i kishte ashtu kostumin.

Eeeeeeee.

Më tha mua i lecioni, më tha mua, lecioni… unë e mora si leksione.

B 2: -Po.

I lecioni më tha, i thonë votime. I leccioni më tha, benne.

I thashë unë: çfarë i ke thënë këtij, jemi në shkollë ne tani, çfarë i ke thënë?

Jo, or jo, më thoshte mua, pyet për votimet se ka fol’ me Saimirin. Po, i thashë unë, i kanë q… nënën në gropë, i kanë vjedh’ të gjitha votat. Ja, kshu do futet Shqipëria në Europë. Fillova politikën unë me atë. (qeshin).

Aman o, lëre më thoshte Moisiu, se mo vjen ai këtu se ka mbajtur numrin (qeshin të gjithë), se i kishte pëlqyer.

More vesh ça i kishte blerë Moisiu nuses së atij?

Biseduesi 2: Eeeeee…

B1: 15 mijë euro gjerdan..

B2: Ça thu ti re?

B1: Tani për tani.

B1: Përveç lekëve (ndërhyn B2:… kostumeve…shefave që paguante.)

B1: Përveç Sokolit që mori lekët për punën…Saimiri nuk donte lekë. Edhe u dha…i dha gjerdan. Komplet diamant.

…..

(Njëri nga bashkëbiseduesit del nga makina. Lënë takim për të nesërmen ora 8.45 te ‘Peshku’.

Në makinë dëgjohet vetëm muzika e radios).

AUDIO 2

Na materialin e dytë audio, më i gjatë se i pari, flitet gjerësisht për makinën e Saimir Tahirit, ministër i Brendshëm në atë kohë, që ‘ndërroi duar’ duke iu kaluar Habilajve. Në disa raste bashkëbiseduesit i referohen Saimirit si ‘ai kushëriri ynë’. Materiali është i veçantë për nga dialogjet unike dhe të lejon një pamje të mirë të prapaskenave të grupeve shqiptare të trafikut të drogës dhe lidhjeve të tyre me njerëz me pushtet.

Ashtu si në materialin e parë, me ‘B’ janë shënuar biseduesit dhe me numra secili prej tyre. Në fund të audios së transkriptuar keni edhe një komentar shpjegues të Politiko.al.

(muzikë labe në sfond)

B1: Çfarë të bjerë seria se…

B2: Ç’të bjerë seria, se seria është për të gjithë Shqipërinë, jo vetëm Vlora seri tjetër, Berati seri tjetër, Berati apo Tirana.

B1: Eee iku ajo kohë kur ish me rrethe dhe i bëri AA të gjithë. Tani targat janë çfarë nxjerr kompjuteri në seri.

B3: Nëse Presidenti e ka 01-shi, 02-shi e ka kryeministri, 03-shi e ka ai kushëriri jonë. …03-in e ka Artani që ja dha ai.

B2: Kush Artan?

B3: Ishte i kushëririt tonë kryeministrit, ça është ai tashi…

B1: Saimirit. Saimir Tahirit.

B3: 01 e ka Presidentit, 02 e ka Kryeministri, 03 e ka Saimiri.

B2: Pra, është ministër i Brendshëm ai.

B3: E ka tashi me gjithë dokumente ai Artani, e ka të tijën personale vëllaaaa. E përdor Artani në Vlorë, e ka me dokumente të tijat.

B2:Atë ia ka dhënë kushëririt në besim, nuk ia dha…Ia dha Moisiut në fillim. Moisu ia bleu sa i desh bytha atij ia bleu.

B2: Çfarë makine është, Audi

B3: Audi siç e ka Xhorxhua.

B2: A-6a?

B1: E shoku, Pajton është. 12 pistonëshe shokuuu. Pajton 12 pistonësh benzine….Sa harxhon ai nga këtu deri në Brindizi?

B3: 250 euro benzinë.

B2: 6 mijsh benzinë po ça thua ti ere, ai do çisternën me vete.

B2: Po sa nxjerr ajo?

B3: 260

B2: Ajo 180-shen, 200-shen se ndjente fare. E kishte xhamin… dopio xham. kaq.

B2: Po ça është ajo, amerikane, ça mund të jetë?

B3: Po dopjo xhamo, o.

B1: Pajton o.

B3: Na u qepën ne në Taranto me një Golf të ri. Na u qepën këta nga mbrapa. Jepi dru, i tashë. Ikëm ikëm ne, në një lokal i thashë unë hape krahun të pimë kafe. Dhe ardhën ata. Na falni tha, kush e ka këtë makinë? Unë, i thashë. Ca makine është tha. Me katër rrota i thashë. Jo çfarë motori tha, mos më keqkuptoni, tha. Pajton, i thashë unë. Të thashë, i tha ai.

…….

B3: Kur vajtëm ne në Vlorë u turrën policët. O ti q. nënën. U turrën për ndonjë lek ata. E bllokuan. Një t’ja bërë i zoti. O ju q… robt, u tha. Ju do mbani këtë makinë, u tha. Hap portën u tha, se u q…nënën.

..më tha mua, më sill bllokun. Po ishte blloku që ka atë të sinjaleve. I thashë unë po ç’e do?…Filluan ata hap dyer, hap kofano. Për lekë. I zoti priste te porta.

…një ta marrë unë në telefon dhe i thasë: hajde ore, se na bllokuan. Dëgjon ore, një të marrë Moisiun në telefon, i thashë hajde ore…

Biseden mund ta ndiqni edhe tek http://www.politiko.al/2018/01/audio-2-ai-kusheriri-jone-saimiri-saimir-tahiri-ate-ia-ka-dhene-kusheririt-ne-besim-nuk-ia-dha/#http://www.politiko.al/wp-content/uploads/2018/01/EKSLUZIVE-FOTO-TITULL.jpg

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY