Grumbulluesit e bimëve apelojnë: Qeveria të kthejë sytë nga ne

Grumbulluesit e bimëve apelojnë: Qeveria të kthejë sytë nga ne

185
0
Shares

“Industria e Bimëve dhe Erëzave në vendin tonë është bërë një mundësi e madhe, si ambasadori më i mirë në disa vende si dhe në SHBA”. Kështu është shprehur Filip Gjoka kreu i Industrisë së Bimëve dhe Erëzave. Kjo industri ka të punësuar kontingjent të konsiderueshëm më fuqi punëtore, ndërsa ka parashtruar dhe disa fenomene që pengojnë aktivitetin dhe zhvillimin e prodhimit të saj.
Sipas tij, “qeveritë kanë dhënë mundësi në investim, por grandet të studiohen mirë në disa aktorë, që sapo janë ngritur, që paralizojnë kompanitë me kapacitet prodhues dhe investues në shërbim të komunitetit. Investimet nga qeveria shqiptare janë më të ulëta janë më të ulëta në rajon, krahasuar dhe me Kosovën, apo Maqedoninë, për tërë sektorin e prodhimit dhe agro-përpunimit, para të cilët munden të studiohem më mirë, duhet të lëvrohen te kompanitë prodhuese me eksperiencë që mbulojnë kapacitet në sektorin prodhues, dhe kanë qëllime investimi, duke përforcuar me investime kompanitë që kanë lidhje direkte me fermerët,që janë prioritete dhe krijojnë favore për ta dhe që tashmë dihen mundësitë e cunguara deri më tani për mbarëvajtjen e tyre. Personalisht si Kryetari i Industrisë së Bimëve dhe Erëzave kam pasur kontakte të vazhdueshme me grumbulluesit dhe fermerët, duke i dhënë mundësi nga eksperiencat e zhvillimeve, me qëllim përforcimin e fermerëve sikurse është në interes të tyre në përfitimet, me qëllim shmangien e abuzuesve. Në tërë vendin janë 726 grumbullues, Kjo eksperiencë e re ka interesa direkte te prodhuesit konkretisht duke përmirësuar dhe cilësinë, njëkohësisht interesin e prodhuesve. Strategjia jonë është përforcimi i kompanive prodhuese të bimëve medicinale, dhe dhënia përparësi në sigurimin e fuqisë punëtore shtimin e saj, sikurse shrimin e kulturave në kultivim”.
Filip Gjoka tregon se, “përballë interesave ekonomike të partnerëve ndërkombëtarë mbetet si ngërç edhe problematika e rritjes së çmimit në tregun shqiptar të bimëve, ndërsa në tregjet e huaja qëndron e palëvizshme, si rezultat i politikave diskriminuese, çka rëndon te biznesi dhe fermerët. Kemi bërë përpjekje për të zgjidhur të tilla problematika që rëndojnë tek prodhuesit dhe fermerët. Më partnerët ndërkombëtarë kemi krijuar besueshmëri, falë dhe eksperiencave pozitive. Bimët mjekësore kanë rëndësi ekonomike, por vëmendja duhet përqendruar te investimet te kompanitë prodhuese, që menaxhojnë mirë industrinë e bimëve mjekësore, dhe agro-përpunimit, si e vetmja industri që ka njohur rritje në vitet e fundit”, përfundon Filip Gjoka kreu i Industrisë së Bimëve dhe Erëzave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY