Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO MESAZH/ Berisha: Viti 2017 i pamerituar, viti 2018 fton shqiptarët të krijojnë shpresën, të ngrihen në lartësinë e guximit të tyre

31/12/2017
VIDEO MESAZH/ Berisha: Viti 2017 i pamerituar, viti 2018 fton shqiptarët të krijojnë shpresën, të ngrihen në lartësinë e guximit të tyre
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pak orë para ndërrimit të viteve, ish-kryeministri Sali Berisha u është drejtuar të gjithë shqiptarëve me një mesazh urimi dhe thirrje për tu ngritur në guximin e tyre dhe të mos pranojnë që e keqja sërish të ngadhënjejë mbi ta!

Urimi i potë i Sali Berishës për Vitin e Ri 2018!
Mirëmbrëma!
Të dashur miq, vetëm pak çaste na ndajnë nga viti i ri 2018, ndaj dhe unë shfrytëzoj këtë rast për t’ju uruar ju nga zemra një vit të ri plot gëzime, shëndet, mbarësi e të mira për ju, familjet, miqtë, të afërmit tuaj kudo që festojnë sonte.
Në këto çaste natyrshëm mëndja na shkon te viti që lamë mbrapa. Viti 2017 ishte një vit shumë i vështirë për shqiptarët, një vit krejtësisht i pamerituar. Shqipëria anë e këmbë u mbulua nga droga. Vendi, vendimet në vend u morën dhe u sunduan nga krimi, shqiptarët u larguan nga vendi i tyre si asnjë komb tjetër i Europës, madje edhe më shumë në disa raste se kombe të cilat janë në konflikte të gjera civile. Shqipëria në vitin 2017 të rikujtonte, njëlloj si në kohërat e Enver Hoxhës, poemën e Pashko Vasës: “Bota të shkon sypri e me kambë të shkelt, një fjalë të mirë kërkush s’ta flet”. E vërteta është se, rikujtova këto vargje për arsye se një grup të rinjsh kishin kompozuar një pankartë të tillë jashtëzakonisht prekëse pak javë më parë. Viti 2017 do të mbahet mënd si viti në të cilin Shqipëria gjeneroi lajme të këqija negative më shumë se çdo vend tjetër pas Koresë së Veriut, duke mos qenë në një konflikt civil, duke mos qenë në një konflikt të armatosur si vende të tjera.
Ky vit do mbahet mend si viti kur mediat e mëdha të botës, kancelaritë, qendrat vendimmarrëse, shoqëria civile e planetit etiketojnë Shqipërisë si Kanabistan, e etiketojnë vendin tonë si Kolumbi. Por akoma më keq, si Narko-Shtet, pra si vendi në të cilin shtetin e ka gllabëruar tërësisht droga. E vërteta është, sado e hidhur që të na duket, por ministri ynë i Brendshëm, i cili me Kushtetutë dhe ligje duhet të luftonte drogën dhe trafiqet, doli i implikuar kokë e këmbë me njërën prej bandave të trafiqeve të kanabisit, drogërave dhe armëve në rajon dhe më gjerë. I vëllai i kryeministrit u gjet i lidhur ngushtësisht me bandën që ndërtoi në Shqipëri fabrikën e miellit, fabrikën e kokainës, më të madhen në Ballkan. Hierarkia e policisë së shtetit e tëra ishte e zhytur në drogë, krimi zgjati dorën e tij të zezë e qëlloi kudo, por grabiti dhe plaçkiti dokumentet më sekrete të shtetit pa asnjë vështirësi.
Miqtë e mi, viti që kaloi ishte pra një vit horribilis, por dhe në planin e jashtëm Shqipëria nuk hapi dot negociatat. Bota mori vesh se në Shqipëri zgjedhjet përcaktohen nga krimi dhe droga.
Dhe së fundi, pak ditë më parë, Noriega i shqiptarëve, duke shkelmuar në mënyrën më flagrante interesin e tyre kombëtar, por edhe luajalitetin, virtytin e luajalitetit ndaj partnerëve, votoi me dorën e tij të zezë kundër aleatit tonë strategjik më kryesor, plagosi miqësinë me SHBA, vend i cili shpëtoi Shqipërinë në vitet 20 nga një shpërbërje e plotë e saj, vend i cili me fuqinë e tij politike dhe ushtarake iu riktheu shqiptarëve Jerusalemin e pushtuar, Prishtinën, dhe bëri gjithçka për pavarësinë e Kosovës.
Pra, mund të thuhet se viti 2017 ishte vërtet një vit horribilis, por ne jemi komb i lashtë, ne jemi komb i vjetër, ne jemi komb ku në historinë tonë jemi përballur me qindra herë me vështirësi dhe kemi ditur të krijojmë shpresën, të rikthejmë besimin.
Ndaj dhe viti 2018 fton më shumë se çdo gjë tjetër shqiptarët të krijojnë shpresën, të ngrihen në lartësinë e virtyteve, guximit të tyre, të mos pranojnë që e keqja sërish të ngadhënjejë këtë vit mbi ta, por të përmbysim me një lëvizje të fuqishme mbarëqytetare këtë klikë, e cila nuk ka interesa kombëtare, nuk ka interesa shoqërore, ka vetëm interesa kriminale, pasurimin e saj me drogë, me lidhje krimi, përçudnimin e Shqipërisë, vrasjen çdo ditë në familjet, në rrugët, në sheshet, në fshatrat, në qytetet e Shqipërisë të shpresës së shqiptarëve.
Unë kam besim se ky vit, me apelin e tij të madh do të zgjojë shqiptarët të ngrihen në lartësinë e guximit të tyre. Ndaj dhe unë dua ta ngre këtë shëndet sonte për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe diasporë kudo që janë: Gëzuar vitin 2018, një vit të mbarë të bekuar për Shqipërinë e shqiptarët kudo që janë!

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/927960480698193/

Tags: sali berishaurimViti Ri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.