Nga vjen origjina e festës së Vitit të Ri, Bredhit dhe Babagjyshit

Nga vjen origjina e festës së Vitit të Ri, Bredhit dhe Babagjyshit

2297
0
Shares

Viti i Ri

Festimi i vitit të ri është një fenomen relativisht i ri, por si çdo festë apo ngjarje tjetër edhe Viti i Ri e ka historikun e vetë, e që i bie se nuk është vetëm festë e ndërrimit të moteve!

Kjo festë ka filluar në Babiloni dhe në Mesopotami. Kështu u bë zakon pagan i adhurimit të Diellit, 2000 vite p.e.s. dhe u festua në kohën e ekuinoksit të Pranverës, në mes të marsit. Një shumëllojshmëri e datave të tjera të lidhura me stinët janë përdorur edhe nga kultura të ndryshme të lashta, egjiptianët, fenikasit dhe persianët vitin e tyre të ri e fillonin në vjeshtë, dhe grekët e festuan atë në dimër.

Romakët e quajtën atë “Saturnalia”, në nder të Saturnit perëndisë së Bujqësisë. Në mesin e tyre ishte jashtëzakonisht popullor, festohej me aheng, ngrënie, pirje, vallëzim dhe në fund me sakrificë njerëzore. Në vitin 46 para Krishtit, Jul Cezari paraqiti një kalendar të ri, atë diellorë që ishte një përmirësim për kalendarin e lashtë romak. Kalendari Julian vendosi që 1 janar-in ta bëj fillim të vitit të ri.

Bredhi i vitit të Ri

Pema me gjelbërim të përjetshëm (Bredhi) tradicionalisht përdorej për të festuar festat e dimrit (pagane dhe të krishtere) për mijëra vite. Paganët përdornin degët e Bredhit për të dekoruar shtëpitë e tyre gjatë Dimrit, pasi ajo i bënte ata të mendonin Pranverën që do të vij. Romakët përdornin degët e Bredhit për të dekoruar tempujt e tyre në festivalin e Saturnalia-s. Të krishterët e përdorin atë si një shenjë e jetës së përhershme me Perëndinë. Paganët besonin se Bredhi do t’i mbajë larg shtrigat, fantazmat, frymërat e liga, dhe sëmundjet.

Në hemisferën veriore, dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë e vitit bie më 21 ose 22 dhjetor dhe quhet Dimri solstic. Shumë njerëz të lashtë besonin se Dielli ishte një perëndi dhe se Dimri erdhi çdo vit për shkak se zoti Diell ishte sëmurë dhe i dobët. Ata festuan solsticin sepse kjo do të thotë, se më në fund zoti Diell do të filloi të marrë vetën dhe të shërohet. Degët Bredhit iu kujtonin atyre të gjitha bimët e gjelbra që do të rriten përsëri kur zoti Diell të  ishte i fortë dhe kur do të kthehej Vera.

Babagjyshi i vitit të ri (Legjenda e  Shën Nikollës)

Legjenda e Baba Dimri-t (Santa Clause) mund të na kthej qindra vite prapa, tek një murg me emrin Shën Nikolla. Besohet se Nikolla ka lindur diku rreth vitit 280 të e. s. në Patara, në afërsi të Myra-s në Turqinë e sotme. Shumë i admiruar për devotshmërinë dhe mirësinë e tij, Shën Nikolla u bë objekt i shumë legjendave. Thuhet se ai e dhuroi të gjithë pasurinë e tij të trashëguar ku udhëtoi ne çdo fshat dhe ndihmoi të varfrit e të sëmurët. Një nga tregimet më të njohura të Shën Nikollës është se ai shpëtoi tri motra të varfëra nga shitja, ku babai i tyre kishte planifikuar ti shes si skllave apo prostituta dhe iu dhuroi atyre një dhunti në mënyrë që ato të mund të martohen. Gjatë shumë viteve, popullariteti Nikollës u përhap shumë dhe ai u bë i njohur si mbrojtës i fëmijëve. Dita e tij festohet në përvjetorin e vdekjes së tij, me 6 Dhjetor. Sot ai njihet si, Baba Dimri (Kosovë), Babagjyshi i Vitit të Ri (Shqipëri), Santa Claus (SHBA..etj.).

Përveç Fesë Islame e cila kategorikisht është e distancuar nga festimi i Vitit të Ri, ashtu edhe Krishterizmi është kundër kësaj feste, por kjo festë tashmë është bërë komerciale dhe shumë fitimprurëse, si për bizneset që merren me tregtinë e fishekzjarrëve dhe stolive për dekorim, ashtu edhe mediave me programet e tyre argëtuese, andaj është thelluar në traditat e shumë popujve dhe vendeve të ndryshme. Nga Sali Kabashi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY