Gjysma e Tiranës pa drita, shpëtim fishekzjarret

Gjysma e Tiranës pa drita, shpëtim fishekzjarret

153
0
Shares

Gjysma e Tiranës ka mbetur pa drita këtë mbrëmje duke iu kthyer zakonit të para 15 viteve kur të fikeshin dritat ishte normale. Ende nuk dihet shkaku i ndërprerjes, por sigurisht që kjo nuk hera e parë që ndodh.

Pa energji elektrike mësohet se është Rruga Bardhyl, zona e Brrylit, tek Materniteti i ri, Ali Demit, Shkoza dhe fshatrat përreth. OSHEE ka reaguar mbrëmjen e sotme dhe ka shpjeguar se bëhet fjalë për një defekt në nënstacionin e ish-uzinës traktori.

Për shkak te nje defekti ne rrjetin 110 kV te OST, ka mbetur pa pune nst i Traktorave, duke lene pa energji elektrike zonen përreth. Aktualisht brigadat e OST jane duke punuar me manovrimin e linjave, per ti dhene energji nst ne drejtim tjeter’, thotë OSHEE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY