Parashikimi Ngjelës për Ramën: Ka fund të sigurtë

Parashikimi Ngjelës për Ramën: Ka fund të sigurtë

228
0
Shares

Cila është situata aktuale në Shqipëri. Një banditizmi si ky yni në këtë kohë, nuk është parë kurrë në një vend europian që nga periudha e mesjetës.

l.
Naftëtarë të urritur që nuk iu jepen rrogat; në një krah; dhe hajdutë të majmur në 25 vjet me grabitjen e pasurisë nëntokësore të Shqipërisë; në krahun tjetër. Në të vërtetë, vetë kjo ngjarje është shpjegimi i kësaj kohe. Kudo regres dhe një papërgjegjshmëri absolute e një qeverie që nuk ka asnjë ide, që nuk njeh asnjë model ekonomik; dhe flet gënjeshtra; sepse urren popullin e vet. Ekonomia, në pjesët e saj jetësore, vetëm është vjedhur.
E shihni naftën si funksionon? Është e gjitha pronë e kryeministrit që vjen. Nga Saliu te Rama – ky është simboli i abuzimit aktual me naftën në këta 15 vjetët e fundit.
Vjedhje dhe dhunim i naftëtarëve të drobitur që punojnë në kushtet e skllavërisë dhe të barbarisë të dikurshme, dhe që vdesin nga kanceri, kurse familjet kryeministrore dhe të ministrave të energjitikës fshehin sot paratë e vjedhja nga mundi i naftëtarëve nëpër bankat fantazëm të offshoreve.
Këta pushtetarë injorantë, marrin dhe shesin të gjithë naftën që del nga puset që janë ende në shfrytëzim, në një bashkëpunim vjedhës të pushtetarëve me njerëzit e naftës. Ky është një barbarizëm që ia kalon çdo lloj skllavërie. Po ky është vetë profili i kohës sonë.

II.
E kuptoni tani përse e urrejnë vendosjen e drejtësisë këta njerëz të pa fare vlerë?
E kuptoni tani pse deshën të digjnin sallën e Parlamentit para disa ditësh?
E kuptoni tani që janë bashkë; dhe i gjuajnë me këpucë njëri – tjetrit, sepse nuk kanë unitet për të mbrojtur vjedhjen.
Po ku ta gjejnë unitetin! E dini cilin kanë armik këta hajdutë?
Kanë Uashingtonin dhe Berlinin.
E pra, ja dhe kanë unitet; e pastaj! Pse pyet Uashingtoni dhe Berlini për një lidhje të të korruptuarve që kanë zhvatur popullin e tyre, e kanë izoluar dhe e kanë lënë në një varfëri ekstreme? Kurrë, sepse as që pyet fare. Ku mund t’i llogarisë Uashingtoni si kundërshtarë të fortë ca fëmijë që janë kapur me sendin e vjedhur në duar? As që e mendojnë dot – as politika amerikane dhe as politika gjermane. Po këta të trembur deri në palcë, ende mendojnë për bashkim? Ja dhe u bashkuakërkan me njëri-tjetrin – e pastaj? Asgjë; bashkimi i tyre nuk sjell fuqi, por ndëshkim edhe më të rreptë kundrejt tyre. Dhe Rama duket se e ka kuptuar më në fund. Por tani është vonë. Po, më mirë vonë se kurrë.

lll.

Dhe vërtet mendojnë Saliu dhe taborri i tij, se kanë shpresë për të mbajtur gjënë e vjedhur dhe për t’i shpëtuar ndëshkimit?! Asnjë shpresë nuk kanë. Më e mira do të jetë që të largohen vetë. Po ky kryeministër, kaqë pak nuk di të kuptojë! Nuk ka kush t’i thotë këtij që kushtetuta aktuale nuk e lejon më të jetë kryeministër? Vetëm një i paaftë që e MORI era dhe e vendosi për të qenë kryeministër, vetëm ky mund të mos e kuptonte dot që, që në çastin që firmosën kushtetutën e re, një vit e gjysmë përpara; të gjithë këta duhej të largoheshin nga skena.
Ku mund të kenë më jetë politike këta që kanë shkelur me të dyja këmbët mbi popullin e tyre, tani që të gjitha faktet janë në dorë të Uashingtonit?

lV.
E pra, a do të hapë rrugë kryeministri aktual?
Sa më shpejt që ta japë dorëhrqjen, aq më mirë do të jetë për të dhe për Reformën. Po, e a kupton dot ai këtë?
Po nuk e kupton dhe tani; do të vijë e të ndihet edhe më rënda nga ç’është.
Se Saliu nuk ka çfarë të kuptojë, ngaqë ai mendon në jerm se do të desatabilizojë Shqipërinë.
Hajde, Sali, hajde! Ky i mjerë i ka shpallur Amerikës luftë me një fishek. Sigurisht, edhe kjo trimëri është, paçka se fundi është i sigurt.
Gjithsesi maxhoranca duhet ta kuptojë, se fati i saj nuk është më në dorë të saj, por vota sigurisht që është në dorë të saj dhe duhet të jetë për Amerikën.
Po Rama?
Ky nuk mund të jetë më kryeministër se nuk ka as besimin e Uashingtonit dhe as besimin e Berlinit. Gjithsesi; maxhoranca e di vetë fatin e saj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY