Një 4 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi ka rënë në pusin e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Plan i Bardhë në Klos.
Policia e Dibrës sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 minuta të ditës së djeshme ku i mituri me iniciale L. K., “ka dalë nga banesa dhe duke luajtur dyshohet se ka rënë në pusin e mbushur me ujë në oborrin e shtëpisë dhe për pasojë ka humbur jetën”.
Trupi i të miturit është konstatuar nga familjarët mbrëmjen e djeshme rreth orës 18.30. Paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin ngjarjes, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/