EMRI/ Durrës, grindje e çastit, 47-vjeçari e godet në gjoks me thikë,...

EMRI/ Durrës, grindje e çastit, 47-vjeçari e godet në gjoks me thikë, 24-vjeçari rëndë në spital

155
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë Adriatik Kokiçi 47 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 29. 12. 2017, në lagjen Nr. 14 Durrës, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) në pjesën e gjoksit, R. A. 24 vjeç, banues në Durrës.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar në nenin 88/1 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY