Reagon deputeti i LSI, pas kërkesës për heqje mandati: Ja arsyeja e...

Reagon deputeti i LSI, pas kërkesës për heqje mandati: Ja arsyeja e kësaj loje të pisët

169
0
Shares
Gledion Rahovica

Deputeti i LSI Gledion Revohica ka reaguar sot pas kërkesës se Prokurorisë për heqjen e mandatit te tij te deputetit pasi dyshohet se ka qene i arrestuar ne Itali për vjedhje dhe nuk e ka deklaruar ne formularin e dekriminalizimit.
“Ka dy vjet që fryhet dhe mbarset opinion publik me shpifje nga më banalet të ushqyera nga media, politika dhe deri te institucionet publike të pavarura. Deri tani i kam toleruar dhe justifikuar ndaj vetes dhe familjes që janë të ushqyera politikisht. Sot, jemi në një rast ku po gjykohem dhe kryqëzohem për një vepër jo të kryer. Lehtësisht dhe botërisht e provuar se nuk ka pasur asnjë rast për t’u hetuar, gjykuar apo marrë masë brenda dhe jashtë territorit ndaj meje, gjë të cilën e vërtetoj me dokumente dhe dëshmi të lëshuara nga gjykata, prokuroria dhe policia e shtetit italian. E gjitha kjo është vetëm një lojë e pisët e nisur prej kohësh me hamendësime, akuza dhe lajme të pa vërteta në media me qëllim luftën politike dhe përbaltjen time personale.
Nuk ka pasur asnjëherë dyshim lidhur me përfshirjen time për aktivitete apo veprime kriminale që nënkupton se nuk ka pasur asnjëherë as brenda dhe as jashtë territorit të Republikës hetim, gjykim apo dënim ndaj meje. Kjo është lehtësisht e provuar nga qëndrimet zyrtare të certifikuara nga institucionet kompetente italiane. Integriteti dhe origjina ime nuk mund të përdhoset dhe nëpërkëmbet nga askush e aq më pak nga institucionet që duhet të jenë garant për zbatimin e ligjit.Kam qenë dhe jam totalisht i përgjegjshëm për çfarë kam bërë dhe për çfarë nuk kam bërë dhe do t’i kundërpërgjigjem çdo akuze absurde”, thotë ai.
Disa ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit për dy deputetë në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Kërkesa është bërë për deputetin e PDIU, Aqif Rakipi, dhe atë të LSI, Gledion Rahovica. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, “deputeti i PDIU për qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi, dhe ai i LSI për Qarkun e Beratit, Gledion Rahovica, preken nga ligji i Dekriminalizimit. Dy deputetët nuk kishin deklaruar ndalimin nga policia në Itali”. Kërkesa e firmosur nga Rovena Gashi, shefja e sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi i Prokurorisë ka ardhur pas kërkesës së mëparshme të KQZ për verifikimin e rasteve që këtyre deputetëve. Ndërkaq, KQZ ka kërkuar verifikim edhe për Mhill Fufin, ish-deputet i PD, Omer Mamo, ish-deputet i PDIU, dhe kryetarin e bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri. Në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme për KQZ thuhet se ish-deputeti i PD, Mhill Fufi, dhe ai i PDIU Omer Mamo, nuk rezultojnë me shkelje. Po kështu, nuk figuron në shkelje as kryetari i bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY