Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rusia kthen borxhin, paralajmëron SHBA të mos ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale

28/12/2017
Rusia kthen borxhin, paralajmëron SHBA të mos ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale
Share on FacebookShare on Whatsapp

SHBA janë të shqetësuara për vendimin për ta ndaluar liderin e opozitës Aleksej Navalny që të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale. Ministria e Jashtme ruse foli për “ndërhyrje të drejtpërdrejtë në procesin elektoral”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova i hodhi poshtë të mërkurën kritikat e SHBA për ndalimin e liderit opozitar Aleksej Navalnij që të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale. Ajo tha se ato përbëjnë “ndërhyrje në zgjedhjet ruse”. “Kjo deklaratë e Departamentit Amerikan të Shtetit, për të cilën jam e sigurtë që nuk do të jetë e vetmja, është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor dhe në punët e brendshme të shtetit”, tha Zakharova në komentin e saj të shpëndarë nga agjencia shtetërore e lajmeve, TASS.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë pati shprehur shqetësim për “kufizimin e zërave të pavarur” në përgjigje të vendimit të Komisionit kryesor Zgjedhor në Rusi për ta ndaluar formalisht Navalnin që të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018. “Gjëja më zbavitëse për këtë është se kjo deklaratë është bërë nga të njëjtët persona që u vënë etiketën e agjentit të huaj mediave Russia Today dhe Sputnik, që persekutojnë mediat ruse në të gjithë botën dhe që investojnë shuma të mëdha parash në “kundërvënien e propagandës ruse”, tha Zakharova. Në kuadër të fitores së papritur në zgjedhje të Presidentit të SHBA, Donald Trump vitin e kaluar, komuniteti i shërbimeve të fshehta në SHBA tha se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje për të mbështetur kandidatin që preferonte. Në SHBA janë hapur disa hetime në lidhje me ndërhyrjen në zgjedhje, duke përfshirë edhe një hetim që ka si objekt marrëveshje midis administratës Trump dhe Moskës.

Navalny, kandidati i opozites per President ne Rusi qe u perjashtua nga gara

“Tmerrësisht i frikësuar”
Si reagim ndaj ndalimit për të marrë pjesë në zgjedhje, Navalny u bëri thirrje mbështetësve të tij që t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale. Presidenti Vladimir Putin është “tmerrësisht i frikësuar dhe ka frikë të konkurrojë përballë meje”, tha Navalny. Të martën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se “thirrjet e Navalnyt për t’i bojkotuar zgjedhjet duhet të studiohen me kujdes për të parë nëse përbëjnë shkelje ligjore.” Formalisht, Navalnyn e kanë ndaluar të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të dënimeve penale, gjë që shihet si kundërpërgjigje për fushatat e tij antikorrupsion. Grupe të të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar që vendimi i Komisionit Elektoral për të ndaluar pjesëmarrjen në procesin demokratik të Navalnyt mund të jetë pjesë e një shtypjeje në plan të gjerë të disidentëve në Rusi.

“Motive politike”
Të martën, BE shprehu shqetësim për transparencën e zgjedhjeve të ardhshme. Vendimi “zgjon dyshime serioze për pluralizmin politik në Rusi”. “Dënime të motivuara politikisht nuk duhen përdorur kundër pjesëmarrjes politike. Ne presim nga autoritetet ruse që të krijojnë një hapësirë të balancuar veprimi, duke përfshirë edhe zgjedhjet presidenciale”, tha zëdhënësja për punët e jashtme të BE, Maja Kocijancic.

Tags: navalnytrump

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.