Ministri Bushati, sulm Presidentit Meta për letrën e Trump dhe vdekjen...

Ministri Bushati, sulm Presidentit Meta për letrën e Trump dhe vdekjen e Florencit në Francë

158
0
Shares

Tirana zyrtare ka vijuar edhe sot debatin në lidhje me votëne  Shqipërisë pro rezolutës së inicuar nga Turqia dhe që ishte kudnër një vendimi të administratës Trump në lidhje me Jeruzalemin.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e cilësoi gjatë një interviste në tvklan si të nxituar dhe të pavend letrën që Presidenti i Republikes Ilir Meta i dërgoi Presidentit Donald Trump në të cilën i kërkonte falje për qëndrimin e Shqipërisë kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
“Nuk kam asnjë lloj dëshire të komentoj veprimet e pamendurara, të nxituara që mund të marrin aktorë të ndryshëm, përfshirë këtu edhe Presidentin e Republikës. Faktet flasin qartë, trillimet janë një çështje tjetër, çdokush është i lirë të shkruajë, të përdorë pozicionin shtetëror, por mund të them që Shqipëria është një Republikë Parlamentare. Ekskluzivitetin në formulimin e politikës së jashtme e ka qeveria”.
Të gjithë ata që e cilësuan si votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe kreun e shtetit, ministri i quan diletantë. “Është për të ardhur keq sepse të gjithë këta që kanë folur për këtë çështje, përfshirë dhe Presidentin e Republikës, nuk kanë marrë mundimin për të lexuar tekstin e rezolutës së votuar ku nuk ka asnjë paragraf as për SHBA, as për qëndrimin e Presidentit Trump. I gjithë ky teatër absurd që po luhet gjithë këto ditë nga këto diletantë, të krijon përshtypjen e një teatri të lodhur, të krijon përshtypjen që ky grup aktorësh të mbetur pa kauzë nuk kanë çfarë bëjnë gjë tjetër, veçse të spekulojnë mbi këtë çështje, e cila në fakt duket sikur do ta nxjerrin Shqipërinë një shtet qesharak që nuk është”.

Në intervistën për Tv Klan Bushati bën publike dhe 4 raste kur Shqipëria ka votuar ndryshe nga Shtetet e Bashkuara për raste që kanë të bëjnë me çështjen e Lindjes se Mesme. “Po i referohem 2011, duke qenë se ish-Kryeministri, ish-Presidenti, Presidenti aktual kur ka qenë deri para pak kohësh ish-ministër i Jashtëm. Kjo është rezoluta për Jeruzalemin, mund ta kërkojë secili prej këtyre personave që unë përmenda. Shqipëria ka votuar pro, SHBA me një grup shumë të vogël shtetesh kanë votuar kundër. Kjo nuk do të thotë se Shqipëria e 2012-ës ka votuar kundër SHBA, kjo nuk i ka prekur marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA”. Një tjetër kritike adreson ministri i Jashtëm ndaj Presidentit te Republikës edhe për rastin e 23 – vjeçarit Florenc Beqiraj që u gjet i pajetë në një kamp azilantësh në Francë.

“Është kollaj që të spekulosh apo dhe të bësh politikë me vdekjen, është kollaj të dershësh lot krokodili, të çosh emisarë të caktuar dhe të mos ndjekësh në rrugë insititucionale edhe për këtë çështje, sepse në fund të ditës ajo çka na intereson ne është mbrojtja e interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve”. E vetmja çështje ku Bushati ka të njëjtin qëndrim me presidentin Meta është dhënia e nënshtetësisë kreut të Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare. Bushati nuk e sheh dhënien e shtetësisë në sfondin politik dhe thotë se nuk do të ketë ndonjë ndikim në procesin e dialogut me shtetin fqinj. Takimi i radhës mes dy ministrave të Jashtëm shqiptar dhe greke pas atij të Kretës, do të jetë në datën 19 Janar në Korçë dhe ministri i Jashtëm thotë do të ketë rezultatet pozitive për zgjidhjen problemit të ligjit të luftës dhe të tjera çështjet e tjera të mbetura pezull mes dy vendeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY