Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Djali vrau babanë, nëna flet për ish-burrin: Fejzo ishte i dhunshëm, që kur u bë ajo fejesë…

27/12/2017
Djali vrau babanë, nëna flet për ish-burrin: Fejzo ishte i dhunshëm, që kur u bë ajo fejesë…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në seancën e djeshme ku u la ne burg 28-vjeçari Selman Aliaj, i cili, të dielën që shkoi, vrau të atin me çekiç dhe trupin e hodhi në liqenin e Farkës është lexuar edhe dëshmia e nënës së të pandehurit, e cila ka thënë se në momentin e ngjarjes ka qenë në banesë dhe nuk ka dëgjuar asgjë.
Ajo ka thënë se djali ofendohej shpesh nga i ati dhe se kishin konflikte që kur u fejua pa dëshirën e tij. Këtë fakt e ka pohuar edhe i pandehuri, i cili do t’i nënshtrohet edhe një ekspertize mjekësorë psikike, për të përcaktuar shkallën e përgjegjshmërisë, para dhe pas krimit që tronditi kryeqytetin.

Dëshmia e nënës
Para oficerëve të Policisë, ka dëshmuar edhe nëna e të pandehurit, ish-bashkëshortja e viktimës, shtetasja Sofie Sh. Ajo ka thënë para efektivëve të Policisë, se me Fejzo Aliajn ishte divorcuar, por jetonin në një banesë. Nëna ka shpjeguar se në momentin kur ndodhi ngjarja ka qenë duke gatuar brenda në shtëpi dhe nuk ka dëgjuar gjë. Ajo ka treguar se Fejzo ishte një person, që sillej keq me të birin dhe konfliktet mes tyre ishin shtuar pas fejesës që ishte bërë vetëm me pëlqimin e tij.
“Selmani është fejuar me porosi të të atit, pa marrë pëlqimin e tij. Që nga ajo kohë, djali nuk ka qenë shumë mirë. Ai ka pasur konflikte me të atin si për fejesën, por edhe për gjëra të tjera. Në momentin kur ka ndodhur krimi, unë kam qenë brenda në banesë. Kam dalë që t’i thërras të dy për të ngrënë darkë, por nuk kam gjetur njeri në oborr. Kam tentuar t’i telefonoj, si Selmanin ashtu edhe Fejzon, por nuk më janë përgjigjur. Vetëm kur kam parë njollat e gjakut në oborr, kam njoftuar Policinë. Fejzo ishte person i dhunshëm. Ai nuk sillej aspak mirë me Selmanin. Që kur u bë ajo fejesë, pa miratimin e tij, konfliktet nisën të ashpërsoheshin mes tyre”, ka thënë nëna e të pandehurit para oficerëve të Policisë.

Tags: Fejzo AliajSelman Aliaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.