Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Fshehën arrestimet për vjedhje në Itali, shenjat që tradhtuan dy deputetët

27/12/2017
DETAJE/ Fshehën arrestimet për vjedhje në Itali, shenjat që tradhtuan dy deputetët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve heqjen e mandatit të dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi dhe deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledjon Rehovica.

Deputeti i PDIU-së
Deputeti i PDIU-së për Qarkun e Elbasanit ka deklaruar në formularin e tij, sipas ligjit të dekriminalizimit, se nuk është dënuar asnjëherë brenda dhe jashtë vendit. Por Prokuroria e Përgjithshme disponon një dokument zyrtar nga Interpoli Roma në Itali, ku rezulton se deputeti i PDIU është arrestuar për vjedhje në vitin 1998, shkruan “Panorama”.
Në databazën e Interpolit të Romës nuk figuron emri i deputetit Aqif Rakipi, por rezultojnë shenjat e gishtërinjve të tij, të cilat janë skeduar për veprën penale të “vjedhjes”. Asokohe, Aqif Rakipi ka përdorur identitet të rremë, për këtë arsye emri i tij nuk rezulton në arkivat e të dënuarve në shtetin italian. Në kuadër të ligjit të “Dekriminalizimit” deputetët e Kuvendit, të cilët iu nënshtruan hetimit të thelluar, kanë dhënë shenjat e gishtërinjve pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Nga bashkëpunimi me Interpolin ka rezultuar se deputeti i PDIU-së nuk ka deklaruar të vërtetën në formularin zyrtar, të dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Deputeti i PDIU-së ka deklaruar në formularin e tij se prindërit e tij kanë ndërruar gjeneralitetet, ndërsa ai jo. Babai i deputetit ka përdorur me parë emrin “Karaman”, ndërkohë që tani e ka korrigjuar në “Karahman”. Kurse nëna e Aqif Rakipit ka përdorur më parë emrin “Violeta” dhe e ka ndryshuar atë në “Nurije”. Aqif Rakipi ka deklaruar dhe se ka jetuar për 6 vjet në Itali për arsye emigrimi. Në formular thuhet se deputeti ka jetuar në Milano të Italisë nga viti 1993 deri në viti 1999 në periudha të ndryshme.

Deputeti i LSI-së
Edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim të qytetit të Beratit, Gledjon Rehovica, figuron të jetë i ndaluar në Itali për veprën penale të “vjedhjes”. Rehovica, sipas Prokurorisë, ka tentuar të fshehë dënimin që ka në shtetin italian, ngjarje e ndodhur në vitin 1999. Deputet i LSI-së, i dyti në qarkun e Beratit, ashtu si deputeti Rakipi, ka përdorur identitet të rremë kur ka kryer veprën penale në Itali.
Por edhe Rehovica, sipas Prokurorisë, është zbuluar nga verifikimi i thelluar me shenjat e gishtërinjve. Deputeti i LSI-së rezulton të jetë i skeduar në Itali, por me një identitet tjetër nga ai, që përdor në Shqipëri dhe më të cilin ka fituar dy mandate deputeti në Parlament.
Deputeti i LSI-së ka deklaruar se ka jetuar në Itali në qytetin e Romës për arsye studimi. Rehovica ka deklaruar se ka jetuar nga viti 1996 deri në vitin 2001 në Kampusin Universitar të Romës.

Shkresa
Shkresën e Prokurorisë e ka konfirmuar për “Panorama”, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri. Ai tha se nuk ishte njohur me shkresën personalisht, pasi ajo ishte depozituar pranë protokollit të KQZ-së nga Prokuroria në orën 16:00 të ditës së martë.
Nga informacionet paraprake, Zguri tha se për të dy deputetët Prokuroria ka kërkuar të zbatohet dispozita ndaluese e ushtrimit të detyrës. “Diapozitivi i shkresave të Prokurorisë thuhet për të dy deputetët, Rakipi dhe Rehovica se janë në kushtet e ndalimit sipas ‘Ligjit të dekriminalizimit’”, tha dje Klement Zguri.

Gledion Rahovica

 

Tags: aqif rakipigledion rehovicaitalimandatetvjedhje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.