VIDEO/ Gjykata shtyn për vitin 2018 sekuestrimin e pronave të Klement Balilit

VIDEO/ Gjykata shtyn për vitin 2018 sekuestrimin e pronave të Klement Balilit

151
0
Shares

Seanca gjyqësore për sekuestrimin e pronave të familjes Balili është shtyrë nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda. Shkak u bë mosformimi i trupit gjykues. Seanca do të zhvillohet në janar të 2018-ës. Ndërmjet pasurive, të cilave u është vendosur sekuestro preventive, është edhe kompleksi “Santa Quaranta.”
Dhjetra forca policore kanë mësyrë në 24 nëntor 2014 në hotelin Santa Quaranta në Sarandë, pronë e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Klement Balili, për ta vënë nën sekuestro preventive me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të vendosur në sekuestron preventive kompleksin e njohur dhe 20 apartamente që ishin pronë e Balilit dhe familjes së tij, me dyshimin se ishin përfituar nga aktivitete kriminale, si trafiku i drogës. Klement Balili është ende në arrati; arrestimi i tij nuk është bërë i mundur pavarësisht disa operacioneve blic të Policisë së Shtetit.

Sekuestro preventive pronave të Balilit

Publié par Policia e Shtetit sur vendredi 24 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY