“Cunat” e Qazim Sejdinit ia kanë dalë që të miratojnë buxhetin e bashkisë së Elbasanit njëqind për qind. Mbledhja e këshillit bashkiak ëhstë zhvilluar sot duke shënuar rastin e parë që buxheti kalon me vota unanime.
Opozita kishte kërkuar kohë për të miratuar buxhetin duke e shtyrë miratimin e tij nga dita e enjte e javës së kaluar në mbledhjen e dytë të mbajtur sot.
Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini, ka mirëkuptuar kërkesën e grupit të këshilltarëve të PD-së duke e ka konsideruar të drejtë kërkesën e tyre. Seanca e dytë e mbledhjes së Këshillit Bashkiak ka nisur direkt me fjalën e përfaqësuesit të grupit të këshilltarëve të PD-së, Eugen Isaj i cili është shprehur se PD është dakord për miratimin e projekt buxhetit. Hedhja në votim, nuk ka marrë asnjë votë kundër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/