Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha ua thotë në sy: Cështjet për të cilat na censuroi Top Channel

26/12/2017
VIDEO/ Basha: Rama peng i Tahirit, “de facto” ka marrë fund si kryeministër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot në top story të Sokol Ballës se edhe top channel ‘ka grisur’ deklaratat e opozitës për inceneratorët, një ndër skandlaet më të mëdha të qeverisë.

Sokol Balla: Si i përgjigjeni akuzave apo kritikave të skepticizmit ndaj jush personalisht, si kryetar i opozitës dhe Partisë Demokratike? Se në fakt po aq sa Edi Rama, keni edhe ju frikë nga ngritja e SPAK dhe fillimi i hetimeve të lidhjes së politikës me afera të tjera. Pikërisht në këtë kohë, pagesa e lobingjeve në SHBA, çështja e Rapiskanit, dhe e ÇEZ, tre, janë tre çështje që implikojnë në debatin publik, edhe qëndrimin e PD-së dje dhe sot, për afera të prezupozuara korruptive.

Lulzim Basha: Kur nuk ia del dot me gënjeshtra dhe mashtrime të tjera, i vetmi truk i Edi Ramës është, të na barazojë. Thotë, jemi ne, por janë edhe ata. Çështjet që përmende, janë të gjitha një furtunë në gotë uji, të ngitura me një qëllim, pikërisht që të zhvendosin diskutimin dhe debatin publik dhe politik nga Sajmir Tahiri, sepse është një dimension që ngërthen gjithë establishmentin politik të PS-së dhe vetë Edi Ramën dhe skandalet e tjera që po plasin dhe do të plasin në mënyrë të pashmangshme. Sepse ju po i plasni, mediat po i plasin.

Sokol Balla: Edhe Top Chanel…?!
Lulzim Basha: Disa nga mediat profesionale duket që janë në një presion të jashtëzakonshëm. Psh çështja e inceneratorëve, me sa duket të gjitha mediat kryesore kanë marrë urdhër me shkrim dhe me gojë që të mos merren me inceneratorët, një aferë qindra milionë euro, për të cilën në mënyrën më të turpshme çensurohet opozita. Sa herë që PD, unë personalisht, bashkëpunëtorët e mi, kanë komunikime politike për këtë çështje, me dorë të padukshme qeveria e heq këtë lajm nga ekrani i Top Channel, të televizionet e tjera, në çdo televizion zhduket lajmi.Por po ju them se PD është e investuar dhe unë jam i investuar në zbatimin e plotë të reformës në drejtësi dhe në veçanti për SPAK-un dhe BKH-në, që është i vetmi nga shtatë ligjet që i ka votat tona. Dy aleatët më të fuqishëm të çdo opozite, në veçanti të kësaj opozite janë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe Reforma në Drejtësi. Dhe ne do të luftojmë fuqsishëm që të dyja këto të rivihen në binarë demokratikë, që vendi të ketë një Reformë në Drejtësi, me gjyqtarë dhe prokurorë të paemruar politikisht, me veting, të cilët nuk mbrojnë, por hetojnë të pushtetshmit, peshqit e mëdhenj dhe krimin e organizuar dhe të ketë zgjedhje të liura dhe të ndershme.

Sokol Balla: Aksioni opozitar ne Janar  si ajo e 18 dhjetorit do te jete, apo do të ketë një tjetër aksion të themi më thelbësor të opozitës.
Lulzim Basha: Protesta është protestë dhe në momentin që flasim është një nga rrugët e pakta që i ka mbetur njerëzve për të ndikuar sjelljen e aktorëve politikë. Kur një qeveri, kur një kryeministër nuk do t’ia dijë për ligjin, zgjedhjet, Kushtetutën, opzionet e një shoqërie të qytetëruar mbeten pak. Dhe një nga këto opsione të fuqishme që gjithmonë ka treguar se kur mobilizohet sjell ndryshim, është opsioni i protestave popullore.  E kemi provuar edhe më parë se sa herë jemi bashkuar rreth qëllimeve të mira, i kemi arritur edhe kur na dukeshin  utopi. E kemi provuar para 27 vitesh, kur rrëzuam diktaturën komuniste, do të vinin zgjedhjet pluraliste. E kemi provuar në vitin 2005-2006, kur nënshkruam marrëveshjen e stabilizim-asociim-it, e kemi provuar në 2008, kur morëm ftesën për t’u anëtarësuar në NATO, e kemi proviar, më 2010, kur shqiptarët lëvizin me pasaportë në xhep në vendet e Shengen, por kjo lëvizje po kërcënohet sepse shumë prej shqiptarëve po i kthejnë në kufi dhe tani po kujton se çfarë të drejte të madhe kanë arritur. Kjo është thirrja ime në këtë fundvit, ndaj çdo shqiptari dhe shqiptare. Mos t’i mbajë sytë nga aeropoirti apo trageti, por nga njëri-tjetri. Të bashkohemi në një aleancë vlerash dhe si çdo shoqëri tjetër europiane.

Tags: inceneratoretLulzim BashaTop channeltop story

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.