Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI/ Ja kush është djali i ish-deputetit që u arrestua për grabitje, më parë akuzohej për drogë

25/12/2017
EMRI/ Tiranë, hajduti gjen BMW ndezur te servisi, e vjedh dhe ikën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një ditë më parë, Ervin Tavanxhi nga Elbasani u arrestua pasi u kap në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Vangjush Furxhi”, duke vjedhur me thyerje navigatorin e mjetit tip “Benz”, në përdorim të shtetases M. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë. Por Tavanxhi, siç mëson “BalkanWeb” nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Djali i ish- deputetit Vangjel Tavanxhi ka qenë pjesë e një grupi të rrezikshëm të trafikut të drogës të arrestuar në vitin 2006 në kuadër të operacionit të koduar “Poter-Al” që merreshin kryesisht me trafikun e kokainës nga Holanda, e heroinës nga Turqia. Fitimet nga trafiku investoheshin në qytetet kryesore në vend, kryesisht në ndërtim. Tavanxhi u dënua asokohe me 10 vite burg, por pasi ka fituar lirinë, ai raportohet të ketë kryer disa vjedhje, madje është cilësuar edhe si ekspert në çmontimin e navigatorëve dhe pasqyrave. Ai akuzohet të jetë autori i vjedhjes së disa makinave në kryeqytet.

Si u zbulua grupi i trafikut të drogës
Grupi ra në pranga më 23 maj të vitit 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali, në kuadër të operacionit të koduar” Poter-al”. Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali. Ndërkohë, heroina merrej kryesisht në Turqi dhe nëpërmjet Shqipërisë dërgohej në Itali. Të pandehurit përdornin korrierë të huaj për trafikun e heroinës dhe kokainës në pesë shtete duke përdorur korrierë të huaj. Gjykata e Krimeve të Rënda më 22 korrik 2009, dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit e grupit kriminal “Poter-Al”. Ilir Koçiaj, të njohur si kreu i këtij grupi u dënua me 16 vjet burg. Sakaq Xhiljano Xhoxhi është dënuar me 10 vjet burg dhe po aq kanë marrë tre të pandehurit e tjerë, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Kozma Laçka. Ndërsa për të fundit të grupit Robert Peçi, Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin me 7 vjet burg.

Organizata
Organizata kriminale në fjalë është drejtuar nga Ilir Koçiaj ndërsa krahu i tij i djathtë është Xhiliano Xhoxhi. Të dy këta persona kanë mundur që të ngrenë një rrjet të tërë të trafikut të narkotikëve në të paktën gjashtë shtete të ndryshme të botës.

Anëtarët
Me rekrutimin e anëtarëve të organizatës janë marrë pikërisht dy krerët e saj, Koçiaj dhe Xhoxhi. Nga hetimi është zbuluar se në disa raste anëtarët e organizatës nuk njiheshin fare me njëri- tjetrin. Njohja e tyre e përbashkët ishte kreu Ilir Koçiaj.

Trafiku
Kryesisht aktiviteti i organizatës është zhvilluar në Itali. Kokaina merrej në Holandë dhe më pas shpërndahej në Itali, Francë si dhe Gjermani. Në një rast është tentuar trafikimi edhe në Greqi. Heroina vinte nga Turqia dhe përfundonte në Itali

Sekuestrimet
Deri tani prokuroria shqiptare ka mundur që t’i sekuestrojë kësaj organizate 73.000 euro, 29.000 dollarë amerikanë si dhe një milionë lekë të reja. Ndërkohë, janë sekuestruar edhe katër automjete luksoze tip “Mercedes Benz” prodhime të viteve të fundit

Droga
Hetimet e kryera në Itali për këtë organizatë kriminale kanë sjellë sekuestrimin e sasive të ndryshme të tyre të lëndëve narkotike, të cilat arrijnë në 22,240 kg kokainë dhe 20,032 kg heroinë për periudhën fillim i vitit 2003 deri në fillim të vitit 2004.

 

Anëtarët

Ilir Koçiaj, nga Elbasani
Geront Tola alias Geront Dedja, nga Librazhdi
Zamir Vadardha, nga Shijaku
Bledi Balliu, nga Fieri
Aleksandër Koliçi, alias Aleksandër Gremi, nga Fieri
Leonard Çobaj, nga Vlora
Ervin Tavanxhi, nga Elbasani
Xhiliano Xhoxhi
Malvin Toto
Bisera Pudiç, shtetase kroate
Gëzim Mekaj
Robert Peçi

Tags: Ervin Tavanxhimakinavjedh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.