Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Eugent Bushpepa fiton Festivalin e Këngës në RTSH, por Gëllçi mbetet i mahnitur nga Adi Krasta dhe Pali Kuke

24/12/2017
Eugent Bushpepa fiton Festivalin e Këngës në RTSH, por Gëllçi mbetet i mahnitur nga Adi Krasta dhe Pali Kuke
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mbrëmjen e djeshme është mbyllur edicioni i 56-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ku në natën finale ka triumfuar këngëtari Eugent Bushpepa me këngën “Mall”. Në këtë natë plot surpriza, ku performuan 14 artistë, juria vendosi që Bushpepa të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2018”.

Kënga “Mall” është një kompozim i vetë artistit, ndërsa edhe vargjet e tekstit i ka shkruar gjithashtu vet. Ndërkohë këtë event e ka përshëndetur edhe vetë drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi me anë të një postimi në Facebook, ku vlerëson të gjitha artistët pjesëmarrës. Ai në veçanti i ka thurur lavde drejtuesit te festivalit, Adi Krasta dhe regjisorit të mirënjohur Pali Kuke.

Postimi i Drejtorit të RTSH: Suksesi i plote i festivalit te 56 te kenges ne radiotelevizion, eshte tregues i punes pasionante te te gjithe sektoreve te RTSH. Megjithate, ekipi realizues i festivalit ka vendin e vecante:  Ne radhe te pare Pali Kuke. Pali e ka bere emrin nder vite, nuk ka nevoje per festivalin. Por , Festivali kishte nevoje per emrin e Palit. Dhe me shume se sa per emrin, per talentin dhe punen e tij. Une nuk kam pare njeri me te perkushtuar, me me vullnet dhe me te dashuruar me punense sa Pali Kuke. Ne te njejten radhe eshte dhe Adi Krasta. Ai e tregoi edhe njehere qe eshte me i miri. I pakrahesueshem me asnje! Askush nuk mund tja marre Adi Krastes skenen. Ai eshte i lindur per te .Une nuk kam pare nje njeri me te pasionuar, me te zotin dhe me te lidhur me punen se Adi Krasta.

Asgje nuk do te kishte vlere pa skenen madheshtore te Albi Cifligut. Gjithmone krijues, gjithmone i papertuar, gjithmone ne pune, gjithmone i kudondodhur Asnjehere nuk mund te gjeni nje njeri me punetor, me krijues, me eksperimentues dhe me te guximshem ne zgjidhje se Albi Cifligu. Por nuk mund te mos permend edhe te tjere: ekipin e ngushte administrativ te drejtimit te RTSH. Pa dyshim nje vend kryesor ze miku dhe bashkepunetori im Martin Leka. 24 ore ne pune,pergjegjesi maksimale, zgjidhes i problemeve te vogla dhe te medha, i qete dhe modest. Nuk heq asnje fjale dhe vleresimit per Rezart Agen dhe Henri Mucen dhe gjithe te tjeret qe punuan nen supervizionin e tyre.

Vecojme ketu sektorin e grafikes se RTSh dhe Arbi Malilen si dhe gjithe ekipin tNje dhjete me yll si gjithmone Orkestres Simfonike te Radiotelevizionit Shqiptar, Nder i Kombit, nje nga asetet me te rendesishme te kultures sone kombetare. Nje falenderim i madh per Elton Deden, njeri dhe artist, pjesemarres ne konkurim dhe drejtues i bendit. Por gjithashtu dhe nje falenderim per dhjetera krijues qe sollen njeren kenge me te bukur se tjetren. Dhe, se fundi, por jo nga rendesia, nje falenderim per Eugent Bushpepen. Ishte fat per festivalin qe pati nje kenge te tille dhe faleminderit jurise qe zgjodhi kengen qe e pelqyen te gjithe.

Tags: fiton Eugent Bushpepakenga Malllavderon Krasten dhe Kukenperfaqesues ne eurovizionThoma Gellçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.