Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vota e Shqipërisë kundër SHBA – A u paguan qeveritarët e Tiranës me dollarë nga Turqia?

23/12/2017
Vota e Shqipërisë kundër SHBA – A u paguan qeveritarët e Tiranës me dollarë nga Turqia?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Njëzet e katër orë para se të shkonte për votim rezoluta e Turqisë në OKB(kundër njohjes nga ana e SHBA-së së Jeruzalemit  si kryeqytet i Izraelit), Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, bëri një deklaratë të bujshme. Ai tha tekstualisht:“Zoti Trump, dollarët e tu nuk mund ta blejnë dot nismën demokratike të Turqisë”. Njësoj si Turqia; edhe Shqipëria votoi për ‘ndëshkimin’ e SHBA-ve për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Rreshtimi i Shqipërisë me një votë ndëshkuese ndaj SHBA-ve ishte qëndrim që shkaktoi shumë debate e interpretime në media e politikë. Por ndërsa Presidenti i Turqisë Erdogan bëri të ditur se dollarët amerikanë nuk mund ta blejnë dot nismën e Turqisë, autoritetet amerikane dhe ato izraelite mendojnë se është vetë Turqia ajo që mund të ketë blerë me dollarë mbështetjen e disa shteteve. Përfshirë mbështetjen e qeverisë shqiptare.

Një diplomat i huaj i mirë informuar dhe i angazhuar në proces, lidhi kontakt me Hashtag.al, duke synuar të përcjellë  në mënyrë diskrete informacion mbi motivet që e shtynë qeverinë shqiptare të votonte pro rezolutës së Turqisë. “Arsyet që dha qeveria shqiptare për këtë votë kundër interesit të Izraelit dhe SHBA-ve janë broçkulla. Bashkimi Evropian nuk ka të bëjë fare. Është pa lidhje. Ne kemi bindjen se bëhet fjalë për një ujdi biznesi të orëve të fundit”, – pretendoi diplomati.

Diplomati i pyetur se çfarë do të thotë ujdi biznesi dhe kush e ka bërë ujdinë, shtoi: “Ujdinë mund ta bëjnë vetëm vendimmarrësit në Turqi dhe Shqipëri. Ujditë negociohen dhe për të caktuar detajet zakonisht përdoren ndërmjetës. Në dijeninë tonë përfaqësues të komunitetit të biznesit, miq të Presidentit Erdogan dhe influentë pranë qeverisë shqiptare, kanë udhëtuar shpesh ditët e fundit sa në Tiranë e sa në Ankara apo Stamboll.  Mund të verifikohen shumë lehtë këto të dhëna.  Janë të paktën 4 vizita të kryera në Rinas me avionë privatë, vizita zyrtare dhe gjysmë-zyrtare përfshirë dhe biznesmenë të mbështetur nga zoti Erdogan. Nuk po them se të katërta vizitat lidhen posaçërisht me këtë çështje, por informacionet tona sugjerojnë se përfaqësues shtetërorë dhe të komunitetit të biznesit kanë negociuar një ujdi për të siguruar votën e Shqipërisë”, – tha diplomati.

Diplomati i huaj gjithashtu është pyetur në lidhje me qëndrimin e ambasadës amerikane në Tiranë pas votës pro rezolutës turke nga ana e Shqipërisë. Përgjigja e tij ishte: “S’kam asnjë koment për zotin Donald Lu. Por mund të them se të tjerë zyrtarë të ambasadës amerikane, më me përvojë se zoti Lu, apo dhe më të rëndësishëm se ai, duhej ta kishin diktuar në kohë ujdinë e biznesit që çoi në votën e Shqipërisë pro rezolutës turke dhe kundër SHBA-ve. Mund t’iu sjell shembullin e Bosnjë Hercegovinës, sepse qeveria e Bosnjës u gjend përpara të njëjtës ofertë për ujdi nga qeveria turke, por ndërhyrja aktive e disa përfaqësuesve të komunitetit boshnjako-amerikan si dhe vëmendja e ambasadës amerikane e sfumuan përpjekjen turke në Bosnjë. Ndoshta e njëjta vëmendje duhej të ishte treguar dhe në Tiranë”./Hashtag.al/

Tags: diplmati i huajinvestigimpagesa nga turqiavota kunder SHBA-ve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.