FOTO/ Atentat i mirëpërgatitur në Elbasan, makina kishte targa falso të njëjta...

FOTO/ Atentat i mirëpërgatitur në Elbasan, makina kishte targa falso të njëjta me ato të fqinjit të Çapjave

359
0
Shares

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet, pas atentatit ndaj Ardian Çapjas në orët e para të mëngjesit të sotëm. Çapja është një biznesmen i njohur në qytet, me konflikte në të kaluarën, ndërsa ka qenë objektiv atentatesh edhe disa muaj më parë. Nga detajet e reja që kanë zbardhur togat e zeza, mësohet se makina me targa të falsifikuara AA 616 AB nga e cila u qëllua dhe që u gjet e djegur më vonë, i ishte vjedhur një kompanie biznesi. Kompania e kishte denoncuar, por atentatorët i kishin vendosur makinës targat falso, të njëjta si të makinës së një biznesi fqinj me Çapjat. Polica ka mbledhur disa gëzhoja në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet mbi konfliktet e shumta të Çapjave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY