Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Vlonjates iu sekuestruan dy llogari bankare, çfarë tha për 300 mijë eurot në polici

23/12/2017
Prokuroria “siguron” eurot e Orest Sotës, ja ku “i fsheh”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij rrethi sekuestruan dje llogaritë bankare të një 57-vjeçareje, e cila shkonte në total në rreth 300 mijë euro. Gruaja, identiteti i së cilës nuk jepet i plotë, por vetëm me inicialet T. B., nuk ka mundur dot të justifikonte shumën e parave të ndara në dy llogari në emër të saj. Për shkak të dyshimeve është vendosur sekuestrimi i parave e më tej ka nisur hetimi për të gjetur origjinën e tyre. Sipas të dhënave, 57-vjeçarja ka deklaruar në Polici se shumën e parave ia kishte dërguar herë pas here djali emigrant.
Duke pasur dyshime të forta se këto para mund të jenë fituar nëpërmjet veprimtarive të paligjshme në shtetin ku jeton djali i saj, Prokuroria ka vendosur të bllokojë të dy këto numra llogarie deri në fund të hetimeve. Kësisoj, gruaja e ka të pamundur të veprojë dhe t’i tërheqë këto para deri në përfundim të hetimeve. “Këto para m’i ka dërguar djali që e kam emigrant. Ai ka dërguar herë pas here dhe nga kursimet është bërë kjo shumë parash”, është shprehur 57-vjeçarja, e pyetur se ku i kishte gjetur të gjitha këto para.
Tashmë do të hetohen transaksionet e kryera, si dhe periudha kur është bërë kjo. Banka, sipas të dhënave, ka njoftuar fillimisht seksionin e pastrimit të parave, nga ku më pas janë vënë në lëvizje ekspertët e tjerë të hetimit. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ditën e sotme kanë bërë të mundur sekuestrimin e dy llogarive bankare të shtetases T.B., 57 vjeçe, banuese në Vlorë, me një shumë totale prej 298.324 Euro. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e Policisë së Vlorës. Tashmë pritet t’i merret dëshmia edhe djalit të 57-vjeçares, të cilit do t’i duhet që të justifikojë prejardhjen e një shumë të tillë parash.

 

Tags: eurollogari bankaresekuestrim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.