Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO & EMRA/ Vlorë, sekuestrohen 155 kg drogë, kapen “kapot” babë e bir dhe 7 punëtorë

22/12/2017
VIDEO & EMRA/ Vlorë, sekuestrohen 155 kg drogë, kapen “kapot” babë e bir dhe 7 punëtorë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Vlorës ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë të koduar “Seven” ku janë sekuestruar 155 kg drogë të llojit kanabis. Në pranga kanë rënë 7 persona, mes të cilëve dhe organizatori. Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë sëbashku me Strukturat Policore të Komisariatit Vlorë dhe grupin e FNSH-së Fier, gjatë natës së sotme kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë të koduar ”SEVEN”, ku si rezultat janë sekuestruar 155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Operacioni antidrogë është finalizuar në dy fshatra, konkretisht: në fshatin Velç, në banesën e shtetasit Tomorr Karçanaj, janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia 100 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate. Në këtë banesë janë arrestuar në flagrancë punëtorët, me detyrë mirëmbajtjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike, shtetasit, Indrit Binaj, 29 vjeç, banues në Vlorë, Eriselda Rrënja, 26 vjeçe, banuese në Llakatund, Vito Gashi, 56 vjeçe, banuese në Shushicë, Enver Gashi, 28 vjeç, banues në Shushicë, Xheladin Bushaj, 52 vjeç, banues në Shushicë.
Gjithashtu në fshatin Vllahinë, në një tjetër banesë të shtetasit Tomorr Karçanaj, në një nga mjetet në përdorim të djalit të tij shtetasit Aleksandër Ajazi (Karçanaj), është konstatuar një tjetër sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë 55 kg edhe kjo në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate. Policia ka bërë menjëherë arrestimin në flagrancë edhe të atë e bir si organizator dhe bashkëpunëtor, shtetasit : Aleksandër Ajazi (Karçanaj), 30 vjeç, banues në Vllahinë, (organizator), Tomorr Karçanaj, 55 vjeç, banues në Vllahinë, (bashkëpunëtor). Policia Vlorë në përfundim të veprimeve hetimore ka bërë : arrestimin në flagrancë të 7 shtetasve të lartpërmendur, sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të…
– 155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa
– 4 sita që shërbenin për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate,
– 2 automjete, tip Mitsubishi e Benz, dhe
– 7 aparate celular.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasve të lartëpërmendur për veprën penale të ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

https://www.facebook.com/100009753495372/videos/545507022451076/

Tags: arrestimdrogevlore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.