VIDEO/ ‘Bomba’ e Kryemadhit: Fëmijët e disa deputetëve u përdorën si transportues...

VIDEO/ ‘Bomba’ e Kryemadhit: Fëmijët e disa deputetëve u përdorën si transportues droge nga Tahiri

142
0
Shares

Një deklaratë tepër e fortë është bërë mbrëmjen e djeshme nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “360 Gradë”. Mes debateve të ashpra në emission u realizua ndërhyrja e Kryemadhit, e cila akuzoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se kishte përdorur fëmijë deputetësh si ‘mushka për transport droge’.

Kryetarja e LSI gjithashtu akuzoi qeverinë se po i kthente fëmijët shqiptarë në spaçiatorë, ndërsa theksoi se ishte gati për t’i dalë përballë plumbit që të kundërshtonte Ramën. Sipas kryetares se LSI, misioni si nënë i saj është të mbrojë fëmijët shqiptarë nga droga.

Debati: 

Kryemadhi: Ka deputetë në Kuvend që fëmijët e tyre janë përdorur si transportues nga zt.Tahiri dhe të tjerë.

Gjokutaj: Kjo është shumë e rëndë!

Kryemadhi: Kjo është e vërtetë dhe e dinë shumë mirë ata. Prandaj duhet të sensibilizojmë të gjithë deputetët, mësues, gazetarë.

Myftaraj: Vajza e një zv/ministre.

Kryemadhi: Do të japë fjalën si nënë. Për të ndaluar kriminelë që përdorin fëmijët shqiptar për transportues droge jam gati t’i dalë përballë plumbit, qoftë ky plumbi i trafikantëve të drogës, qoftë ky edhe plumbi i Edi Ramës. Nuk më ndalon dot as Edi Rama, as Haki droga, as Saimir Tahiri. Nuk më ndalon dot asnjë njeri në këtë mision.

Misioni im është të shpëtoj fëmijët shqiptarë sepse nuk ka surrat Edi Rama që ta transportojë vetë drogën. E ka kthyer Shqipërinë në bazë të drogës, krimit të organizuar dhe në një bunker që mbron çdo gjë. Kam marrë përsipër të përballem me çdo kriminel dhe çdo vrasës që kërkon të vrasë shpresën e rinisë shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY