Gjykata Supreme në Britani vendim në favor të shqiptarëve

Gjykata Supreme në Britani vendim në favor të shqiptarëve

287
0
Shares
Nga Avokat Naim Hasani
Avokati, Naim Hasani

Sot me 21 Dhjetor 2017 nëpërmjet vendimit të publikuar në faqen e saj të internetit, Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar ka marrë vendim që vendimet e Ministrisë së Brendshme Britanike të marra në vitin 2013 për heqjen e shtetësisë Britanike, ndaj dy shtetasve shqiptare Dinjan Hysaj dhe Agron Bakijasi, të cilët kishin përfituar shtetësinë duke u deklaruar si shtetas kosovarë, kur në fakt janë nga Shqipëria, ishin të paligjshme dhe se ata gjatë gjithë kohës kishin qenë shtetas britanike dhe nuk kishin paraqitur identitet të rreme, pra nuk kanë huazuar identitetin e një personi tjetër. Në këtë vendim historik, Gjykata Supreme ka hedhur poshtë edhe dy vendimet e mëparshme të Gjykatës së Lartë Britanike dhe Gjykatës së Apelit të cilat e kishin quajtur të ligjshëm vendimin e Sekretares së Shtetit për Punët e Brendshme, për të ju hequr shtetësinë Britanike personave të mësipërm. Dinjan Hysaj dhe Agron Bakijasi janë të dy shtetas shqiptarë që kanë mbërritur në Britani në fundin e viteve 1990 dhe kanë kërkuar azil me të dhëna false, duke pretenduar se persekutoheshin gjatë luftës në Kosovë. Ata kanë përfituar leje të përhershme qëndrimi në rrethana të ndryshme dhe pastaj kanë përfituar shtetësinë Britanike. Çështja kryesore që ishte shtruar para Gjykatës Supreme ishte nëse mashtrimi që këta shtetas kishin bërë në aplikimet e tyre në Mbretërinë e Bashkuar e bën efektivisht të pavlefshme dhënien e shtetësisë nga Ministria e Brendshme apo vendimi ka qenë i vlefshëm dhe këta persona kanë qenë dhe mbeten shtetas Britanike, derisa ose nëse ndonjëherë Ministria e Brendshme vendos që tua heqë në të ardhmen, por duke ndjekur procedurë ligjore të saktë dhe me të drejtë apelimi, para gjykatave të sanksionuara me ligj.
Gjykata Supreme ka vendosur pasi palët kishin rënë dakord mes tyre se Gjykata e Apelit e kishte aplikuar në mënyrë të gabuar doktrinën a “pavlefshmërisë” së heqjes së shtetësisë Britanike që nga vendimi precedent në çështjen Pervez Akhtar në vitin 1981 dhe Ministria e Brendshme ishte e detyruar përpara, që t’i hiqte shtetësinë në raste si çështjet Hysaj dhe Bakijasi, vendime të cilat ishin të gabuara në ligj. Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë këtë vendim te Gjykatës së Apelit, vendim që ka qëndruar në fuqi për 36 vjet. Ky është një rezultat shume i rëndësishme përsa i përket sundimit të ligjit dhe precedentit ligjor Britanik. Po ashtu Gjykata Supreme ka hedhur poshtë një vendim tjetër të Gjykatës se Apelit, të njohur si çështja Bibi e vitit 2007 dhe në mënyrë të qartë ka vendosur që personat e tretë, siç janë fëmijët e personave që kanë mashtruar në përfitimin e shtetësisë britanike janë të pafajshëm dhe duhet të qëndrojnë shtetas Britanikë. Padyshim ky është një vendim me pasoja shumë të mëdha ngaqë janë shumë çështje të shqiptarëve dhe të kombësive të tjera, që Ministria e Brendshme ju ka hequr shtetësinë Britanike, duke e quajtur të pavlefshme, sikur nuk ishin dhe nuk kanë qenë kurrë shtetas Britanikë dhe çështjet e tyre ligjore të depozituara në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën e Apelit, ose në gjykatat kriminale, kanë qenë në pritje të vendimit përfundimtare të çështjes Hysaj dhe Bakijasi.
Vendimi i Gjykatës Supreme është i formës së prerë dhe i detyrueshëm për tu zbatuar nga gjykatat e niveleve më të ulëta dhe çështjet e tjera që presin në gjykatë duhet të kenë të njëjtin përfundim. Gjithsesi dua të sqaroj se, Ministria e Brendshme Britanike ka të drejtë të plotë të vazhdoje me heqjen e shtetësisë, për ata që kanë marrë shtetësinë nëpërmjet mashtrimit, por tashmë jo nëpërmjet procedurës “nullify” pavlefshmërisë por procedurës së deprivimit të shtetësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY