Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BUJAR NISHANI/ Forca e pushtetit grisi brutalish dhe në mënyrë publike Kushtetutën e Shqipërisë!

21/12/2017
Presidenti Nishani për letrën e Brahos: Nuk ka rrezik të sigurisë kombëtare por ka elementë hetimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Akti i fundit i dhunimit të Kushtetutës së Shqipërisë përbën aktin më të rëndë të dhunës shtetërore mbi sistemin shoqëror dhe zyrtarizimit të modelit se si forca pushtetmbajtëse shkatërroi Kodin dhe mekanizmin që garanton jetën e çdo individi si dhe dinjitetin e integritetin e një shteti. Lehtësia me të cilën u krye ky akt të lë pa fjalë në momentin e parë, por menjëherë më pas ta ndez koshiencën humane si një zjarr. Në çdo vend, demokratik qoftë, apo diktatorial, sistemi prodhon mekanizmin rregullues dhe garantues. Ky mekanizëm është Kushtetuta. Natyrisht me një ndryshim thelbësor. Në diktaturë grupimi pushtetmbajtës rregullon procedurën e dhunimit të shumicës dhe garanton fuqinë e pakicës. Ne shqiptarët, e kemi jetuar, provuar dhe dëshmuar atë model. Në demokraci, ky mekanizëm rregullon të drejtën dhe garanton lirinë e gjithsecilit nga dhuna e cilitdo. Ne tashmë e provuam se si thyhet ky mekanizëm në demokraci, duke thyer në fakt këtë të fundit vetë. Rastet e shkeljes së Kushtetutës, “literalisht”, janë të parashikuara në fakt që mund të ndodhin në procesin ligjvënës apo dhe atë institucional. Po ashtu dhe garancitë korrektuese por dhe masat penalizuese.
Rasti i Prokurorit të Përgjithshëm nuk është thjesht “një shkelje e Kushtetutës”. Jo! Brutalisht forca e pushtetit e grisi në mënyrë publike Kushtetutën e Shqipërisë ! Ajo u gris me vullnet të plotë politik, me dhunë, me qëllim dominimin e pushtetit të drejtësisë nga pushteti ekzekutiv. Kjo është situata politike më e rëndë dhe më e trishtueshme që nga koha e diktaturës në Shqipëri. Nuk e them këtë pse u zgjodh një Prokuror i Përgjithshëm. Absolutisht jo! Por sepse u jetësua modeli ; që me forcën që të jep policia, paraja dhe prona publike, urdhri mbi mekanizmat e forcës, mund të asgjësohet kodi i vetëm i garantimit të lirisë dhe të drejtës së cilitdo. Akti i grisjes publike të Kushtetutës është një nga aktet më të rënda mbi Shtetin 105-së vjeçar Shqiptar. Dikush mund të bëj hajgare me këtë akt. Por, ka një POR të madhe pas. Sepse pas kësaj e drejta dhe liria, që të dyja si dimensione, nuk kanë më asnjë garanci për askënd. Nuk mbeti jurist në vend pa kërkuar të ndalej ky akt.
Në vitin 1990 shqiptarët u ngritën jo kundër dhunimit të Kushtetutës, por ndaj një kushtetute që ishte dizenjuar për të dhunuar. Tashmë shqiptarët duhet të mbrojnë një Kushtetutë që është dhunuar për faktin se ajo u dizenjua për ti mbrojtur ata. Në këto dy raste, Kushtetutat janë të ndryshme por morali i të drejtës është i njëjtë. Tani kërkohet me çdo kusht rivendosja e garancive të së drejtës dhe lirive. Rivendosja e garancisë së Kushtetutës është disa dimensionalëshe. Ligjore, politike dhe morale. Por nuk ka alternativë tjetër, veçse të rivendoset. Kjo është detyrë e shumicës së shqiptarëve dhe përgjegjësi politike dhe institucionale e opozitës. Kush mendon se mund të tremb me burg përpjekjen për rivendosjen e garancive kushtetuese veç bëhet qesharak. S’ka alternativë tjetër ! Nuk ka burg që e mbyll atë.

Tags: bujar nishaniKushtetutaProkurori PergjithshemPS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.