Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AGRON GJEKMARKAJ/ Votimi kundër Trump në OKB, të rruat Ramallahu dhe Erdogani, o Kryeministri ynë!

21/12/2017
Shqipëria bën “biz”, për herë të dytë votë kundër SHBA-së në OKB
Share on FacebookShare on Whatsapp
Agron Gjekmarkaj

Sot, Shqipëria nëpërmjet përfaqësuesit tonë në OKB votoi kundër vendimit të SHBA-ve dhe Presidentit Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, me justifikimin se qenkemi në një linjë me BE-në. Në fakt, sonte më shumë se kurrë jemi afruar me Ramallahun dhe sidomos Erdoganin. Në çdo rast tjetër, do të dukej e tepërt po të përsërisnim atë që duhet ta mësojnë edhe fëmijët e porsalindur, që Lirinë dhe Pavarësinë Kosovës ia dhanë SHBA-të; që shqiptarët në Maqedoni kanë shumë më tepër të drejta falë tyre; që jemi në NATO falë tyre, apo që Presidenti Uillson me 14 pikat e tij na shpëtoi nga shqyerja e fqinjëve. Po ashtu, duhet thënë me të madhe se krizat shkundullimat, hingëllimet dhe zuzaritë tona këto 27 vite i kanë frenuar pikërisht ata, me të dërguarit e posaçëm apo të përhershëm. Ëndrra jonë e madhe është Europa, prej së cilës na kanë ndarë së pari osmanët për pesëqind vjet, pikërisht paraardhësit e sulltanit Erdogan, i cili po bërlyket si një Saladin i ri apo mbrojtësi i Palestinës, por interesi ynë kombëtar na thërret të jemi besnikë e luajalë, në radhë të parë me Amerikën. Nuk është i tepërt pohimi se në një Europë të paqartë për bashkimin e saj e shumë më të paqartë ndaj nesh, forcimi i miqësisë me SHBA-të veç e konsolidon marrëdhënien tonë me Brukselin. Ndihma e SHBA-ve vlen më shumë se të gjitha kinse reformat dhe arritjet tona hipokrite, sipas parimit haxhiqamilist “është hallall me rrejtë kaurrin”.
Ne që jetojmë këtu, e dimë sa të vërteta i kemi reformat dhe arritjet. Askush nuk beson në asgjë. Motoja e çdo njeriu me pushtet është haja qenit, pija qenit. Ndaj qeveria jonë nuk duhet t’ia bënte këtë atentat popullit të vet. Kurrsesi nuk duhej ta godiste këtë romantizëm amerikan ndaj nesh. E për çfarë? Për një racion kadaif e bakllava më tepër nga Erdogani. Ne prej dekadash mburremi për ndihmën që u kemi dhënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë. E përsërisim këtë gjë deri në pështirosje… pa kursim, pa elegancë… me teprinë e natyrshme të një shoqërie që s’ka shumë për t’u mburrur. Ani, s’na vjen e keqja nga kjo mburrje. Por tani del sheshit se veçse trillanë e tepranë jemi, edhe të pabesë me Izraelin dhe sidomos me SHBA-të. Një fakt duhet pohuar, Izraeli është shtet demokratik dhe nuk dërgon sheikë me joshje speciale të këndellin shumëkënd në anët tona. Ndaj marrëdhëniet me të janë sipërfaqësore, retorike… të ndalura…pa produkt. Diçka e fortë i pengon ato.
Ndoshta është kjo shtysë që përcakton edhe votimin e sotëm në OKB. Një Shqipëri që voton kundër vetvetes. Ky akt nuk ndihmon për t’u ndier gjasme më shumë europianë, por u kujtoi amerikanëve se sa afër jemi në të vërtetë me Erdoganin dhe Ramallahun, po thuaj njësoj si në kohën kur Enver Hoxha priste me nderime Abu Xhihadin.

Tags: okbRezolutaSHBAshqiperiavotimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.