Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Shkatërrohet grupi shqiptar i drogës në Parma, ‘Bosi’: ‘Të kthehen në Shqipëri e të hanë bar, po ma futën’

20/12/2017
FOTO/ Shkatërrohet grupi shqiptar i drogës në Parma, ‘Bosi’: ‘Të kthehen në Shqipëri e të hanë bar, po ma futën’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Karabinierët në Parma kanë arrestuar katër shtetas shqiptarë të akuzuar për shpërndarje droge. Mediat lokale shkruajnë se rrjeti i shitjes së drogës drejtohej nga një 41-vjeçar me iniciale K. A., i cili kishte marrë me qira nën emra të rremë tre vendbanime në Parma. Të tre këto banesa ishin shndërruar në qendra shitjeje droge nga djem të rinj që vinin direkt nga Shqipëria si turistë dhe punonin për tre muaj. Karabinierët gjithashtu kanë arrestuar në flagrancë tre të rinj, të moshës 22, 21 dhe 20 vjeç.

Mësohet se të rinjtë shisnin doza kokaine për 80 euro grami, çmim më i lartë se ai i tregut, por që bëhej i mundshëm falë cilësisë së ‘mallit’ dhe reputacionit që kishte fituar K. A. Në pesë muaj, nga nëntori 2016 në mars 2017, karabinierët kishin dokumentuar mbi 2000 shitje, me vlerë rreth 166 mijë euro. Hetimet kanë vërtetuar se disa klientë arrinin të shpenzonin në pak muaj deri në 5000 euro për blerje droge, të cilën e tërhiqnin vetë ose ua çonin në shtëpi me biçikleta. Janë regjistruar 14 persona përdorues: studentë, punëtorë, profesionistë.

K.A. e drejtonte sipërmarrjen me dorë të hekurt. Nëse një shitës provonte të ngrinte çmimin për të përfituar vetë diçka, kthehej direkt mbrapsht. “Për mua le të kthehen në Shqipëri e të hanë bar, sepse nuk u besoj më”, thoshte në një nga bisedat e përgjuara. Të ardhurat e aktivitetit kriminal përfundonin direkt në Shqipëri, të transferuara për shembull përmes Money Transfer. Tre persona, gjithashtu shqiptarë, janë denoncuar për riciklim parash. Paratë përdoreshin nga K. A. për ndërtimin e vilës së tij. Katër të arrestuarit do të procedohen për shpërndarje lëndësh të ndaluara. Gjatë operacionit janë sekuestruar 150 gramë marijuanë dhe 120 gramë kokainë, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbulimin e kanaleve të furnizimit.

Tags: 3 te rinjarrestohenbosi 41 vjecardroge ne Parmagrupi shqipta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.