FOTO/ Raporti i BE: Kufijtë e Shqipërisë të pasigurtë, vendi rrezikon kthimin...

FOTO/ Raporti i BE: Kufijtë e Shqipërisë të pasigurtë, vendi rrezikon kthimin e vizave, ja 8 kushtet për qeverinë

264
0
Shares

Raporti për lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonën Shengen është publikuar paraditen e sotme nga Komisioni i Parlamentit Europian. Aty shikohet qartë pjesa për Shqipërinë, ku BE dhe PE rendisin një sërë kritikash. Vendet e unionit duket se kanë rezerva të mëdha sidomos për sigurinë e kufijve, por edhe rritjen e aktivitetit kriminal të bandave shqiptare që veprojnë në të gjithë Europën.

Në raport ndër të tjera thuhet se Shqipëria duhet të rrisë sigurinë në kufijtë e saj. Pavarësisht se cilësohet si e sigurtë pika e kalimit kufitar të Rinasit, BE thotë se kontrolli në pikat e tjera kufitare të vendit është i dobët. KE këshillon qeverinë tonë që të rikthejë ‘intervistat në kufi’, me qëllim që qytetarët të cilët nuk kanë një qëllim të caktuar për udhëtimin e tyre drejt BE-së të mos lejohen të kalojnë. Azilantët gjithashtu përbëjnë një pikë kyçe në këtë raport, teksa nënvizohet referuar shifrave, se në disa vende ka rënë numri i shqiptarëve që kërkojnë azil, e në disa vende të tjera është rritur.

BE dhe KE japin 8 këshilla-kushtet që Shqipëria duhet ti plotësojë:

-Përmirësimi i kontrolleve kufitare, duke përfshirë “intervistat dalëse” në PKK, të kryera në një

mënyrë që respekton plotësisht të drejtat themelore të udhëtarëve.

-Vazhdimi i zbatimit efektiv të marrëveshjes së ripranimit, nëse është e nevojshme sipas protokolleve të zbatimit me Shtetet anëtare.

-Vazhdimi i zbatimit të veprimeve të dakorduara në mënyrë bilaterale me shtetet anëtare të BE-së për të reduktuar flukset e emigracionit të parregullt.

-Organizimi i një fushate të informimit të profilit të lartë mbi të drejtat dhe detyrimet e lëvizjes pa viza dhe zonat e destinacionit të udhëtimit.

-Ngritja e asistencës ndaj popullit në nevojë dhe të atyre që janë më të prirur për t’u larguar nga vendi në mënyrë të parregullt dhe duke ofruar mbështetje për riintegrimin e shqiptarë të kthyer.

-Të përmirësojë më tej efektivitetin e përpjekjeve të zbatimit të ligjit për të luftuar trafikimin drejt Kosovës të qenieve njerëzore, kontrabandimit të emigrantëve, trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar ndaj pronës.

-Të rriten hetimet dhe ndjekja penale e grupeve kriminale, veçanërisht atyre që merren me drogë trafikimit dhe kontrabandimit të emigrantëve.

-Vendosja e një zyrtari ndërlidhës të Europolit që do të kontribuojë më tej në një përmirësim bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY