FOTO/ Gramoz Ruçi dhe punonjësit e Gardës paditen në Prokurori nga PD,...

FOTO/ Gramoz Ruçi dhe punonjësit e Gardës paditen në Prokurori nga PD, ja akuzat

437
0
Shares

Partia Demokratike ka konkretizuar mesditën e sotme paralajmërimin e dhënë dje për depozitimin në Prokurori të një kallëzimi penal ndaj Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Forca kryesore opozitare e akuzon kryeparlamentarin Ruçi për ‘shpërdorim detyre’, “pengim të ushtrimit të detyrës” si dhe “ushtrim dhune ndaj deputetëve të PD”.

Ky kallëzim nga ana e PD vjen pas ngjarjeve të ndodhura në seancën parlamentare të ditës së hënë, ku ish-kryeministrit Berisha iu pengua fjala në foltore e njëkohësisht u dhunuan deputetët të tjerë të opozitës. Sipas PD-së, Ruçi nuk bëri detyrat që i caktohen si kryetar Kuvendi. Parrtia e drejtuar nga Lulzim Basha ka ngritur gjithashtu padi edhe ndaj Gardës së Republikës për sjelljen aspak konfort ligjit që tregoi në Kuvend, në raport me deputetët e opozitës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY