Një shqiptar 32 vjeçar rezident prej vitesh në komunën La Spezia në Itali, është arrestuar nën akuzën e trafikut të marijuanës. Ai kishte në makinën e tij rreth 106 kg marijuanë që nëse do të shitej në tregun vendas do të kapte shumën e 2 milionë eurove. Shqiptari me inicialet R.B u ndalua nga Policia, në daljen jugore të autostradës së Modenas, ndërsa udhëtonte me një furgon tip Fiat Ducati.
Furgoni ishte i modifikuar enkas për fshehjen e drogës, e në pjesën e poshtme të rimorkios e komanduar me një levë elektronike janë gjetur disa thasë me marijuanë me një peshë prej 106 kg. Vlera e përfitimit e shitjes së saj në treg sipas policisë italiane përllogaritet të jetë rreth 2 milionë euro. Ndaj shqiptarit R.B 32 vjec është lëshuar urdhëri i arrestit me burg. Policia Italiane ka nisur hetimet për të zbardhur prejardhjen e destinacionin final të kësaj sasie droge.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/