Një 41-vjeçar nga Kavaja ka denoncuar në komisariatin e policisë së këtij qyteti, largimin pa adresë të ish-gruas së tij 15-vjet më të vogël, së bashku me dy fëmijët e mitur. Policia bën me dije se 41-vjeçari me inicialet S. A., ka bërë kallëzim se ish-bashkëshortja e tij, me inicialet M. A., bashkë me dy fëmijët e tyre të mitur janë larguar nga banesa pa adresë. Uniformat blu kanë njoftuar se po punojnë për gjetjen e gruas me inicialet M. A., 26 vjeçe, me dy fëmijët e mitur S. A., dhe S. A., 10 dhe 7 vjeç.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...