Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, që u zgjodh ditën e djeshme mes tensioneve në Kuvend, ka marrë pak më parë zyrtarisht detyrën. Asaj i janë dorëzuar çelësat e zyrës nga paraardhësi Adriatik Llalla. Gjithçka është bërë në një ceremoni të thjeshtë në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme. Llalla e Marku kanë zhvilluar një takim prej 25 minutash në ambientet e institucionit qendror të akuzës, ndërsa në momentin e takimit me Markun, pranë Llallës kanë qenë të pranishëm 3 prokurorë të njohur dhe sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonaj. Pas dorëzimit të detyrës, Adriatik Llalla është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/