Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Tiransi 20-vjeçar prangoset në Qafë-Thanë me 6 kg drogë, në kërkim maqedonasi

20/09/2024
FOTO/ Tiransi 20-vjeçar prangoset në Qafë-Thanë me 6 kg drogë, në kërkim maqedonasi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia kufitare në Qafë Thanë ka arrestuar një 20-vjeçar nga Tirana dhe ka shpallur në kërkim një maqedonas pasi tentuan të kalonin me makinë në Maqedoni rreth 6.3 kg kanabis. Togat e zeza prangosën G. M. ndërsa në kërkim u shpall D.U, 22 vjeç, banues në Shkup-Maqedoni.

Njoftimi i policisë: “Shtetasit e lartpërmendur janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, me mjetin tip “Ford” me targa AA 296 IK, me drejtues shtetasin G. M. Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë përzgjedhjen e tij, për kontroll më të detajuar në vijën e dytë. Në këtë moment drejtuesi G. M, është larguar me shpejtësi me mjetin të cilin ky shtetas e kishte marrë në përdorim, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur urdhërit të punonjësve të Policisë. Forcat policore janë angazhuar dhe janë vënë në ndjekje të tij. Përgjatë aksit rrugor Qafë Thanë-Prenjas-Urakë, ku mendohej se këta shtetas mund të kishin lëvizur u gjet edhe mjeti i braktisur prej tyre.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të shumta që Policia ushtroi, në pjesë të ndryshme të këtij aksi, u gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 6 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa  me peshë 6,3 Kg sasi e cila dyshohet të ketë qenë në posedimin e dy shtetasve të mësipërm. Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 236 e 283/a/2 të Kodit Penal.

Tags: 6 kg drogearrestohet 20 vjecarikerkohet maqedonasiqafe thane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.