Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARSYEJA/ Ping-pong me dosjen “Doshi-Frroku-Bami”, rikthehet në Gjykatën e Lartë

19/12/2017
DETAJE/ Dosja “Doshi – Frroku – Bami” përfundon te Krimet e Rënda
Share on FacebookShare on Whatsapp

Moskrijimi i Gjykatës Speciale Antikorrupsion, SPAK, duket se ka futur në një rreth vicioz çështjen me të pandehur deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bami. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për dërgimin e saj te Krimet e Rënda, këto të fundit e kanë ridërguar dosjen në Gjykatën e Lartë. Durim Bami ishte të martën tek Krimet e Rënda për zëvendësimin e masës “arrest shtëpiak” dhënë për të 2 vite e 9 muaj më parë nga Gjykata e Lartë. Ai është një nga tre të akuzuarit për fabrikimin e provave të rreme të një skenari për vrasjen e deputetit Tom Doshi në vitin 2015. Të pandehurit Bami iu desh të rikthehej në banesë i shoqëruar nga policia pasi Krimet e Rënda nuk e shqyrtojnë dot më kërkesën e tij. Dosja ku Durim Bami është i bashkëpandehur me deputetin Tom Doshi dhe ish-deputetin Mark Frroku është ridërguar në Gjykatën e Lartë.
Burime të “ABCNews” konfirmuan se Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencë për shqyrtimin e dosjës. Në këtë mënyrë, aktet i janë përcjellë Gjykatës së Lartë, e cila në tetor 2017 shpalli po ashtu moskompetencë. Gjykata e Lartë hoqi dorë nga shqyrtimi i dosjes, bazuar në ndryshimet kushtetuese për llogari të Reformës në Drejtësi ku gjykimi i akuzave ndaj deputetit, sic është rasti i Doshit, bëhet nga Gjykata Speciale Anti-korrupsion e njohur si SPAK. Por derisa ky institucion ende nuk është formuar, duket se asnjë gjykatë nuk do të vazhdojë shqyrtimin e dosjes “Doshi-Frroku-Bami”. Prokuroria e Përgjithshme pretendon se tre të pandehurit e kësaj dosjeje në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar prova të rreme me qëllim për të ushtruar ndjekje penale ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, aktualisht President i Republikës.

Tags: DosjaDurim bamiMark frrokutom doshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.