Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Qeveria pasi ju pagoi faturën e fundit, u heq licencat Balilajve

19/12/2017
Polici-Balilit: Ik se po vijnë ata, zbulohet telefonata që lajmëroi ‘Escobarin e Ballkanit’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërsa emri i Balilit ishte kthyer në kryefjalë të luftës politike për lidhjet e tij me politikën dhe ai ishte vetë në kërkim, firmat e lidhura me të merrnin licenca nga policia, por edhe fonde shtetërore. Bëhet fjalë për kompaninë “Balili KO” në pronësi të Bashkim Sabahudin Balilit. Në 31 maj të vitit 2012 ai ka marrë licencën për shoqërinë e ruajtjes fizike “Balili KO” dhe licenca mban emrin dhe firmën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, i cili më 23 dhjetor të vitit 2015 e ka firmosur licencën për kompaninë e vëllait të Klement Balilit, ndërsa më datë 17 dhjetor 2017 ka urdhëruar heqjen e kësaj license.

Pavarësisht procesit penal të nisur, ligjet antimafia duket se kanë funksionuar shumë ngadalë aq sa Ministria e Brendshme në kohën e drejtuar nga Tahiri e deri me 17 dhjetor, neglizhonte një fakt të tillë.
Kompania e vëllait të Klement Balilit kishte licence për sigurimin e objekteve dhe për transportimin e vlerave monetare. Në të njëjtën ditë Haki Çako ka firmosur heqjen e licencës edhe për kompaninë “SB Security” e cila është në pronësi të Selim Samaudin Balilit, vëllait tjetër të Klementit. Licensat e të dyja kompanive ishin aktive edhe pas nisjes së hetimit për trafik droge. Pavarësisht kërkesave për arrestim dhe ekstradim, por edhe thirrjeve të diplomatëve, shteti vijonte dhe i jepte para kompanisë “Balili KO” për të ruajtur ndërtesat shtetërore në Sarandë.
Pagesa është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me një vlerë prej 42 mijë dollarë. Open Data ka nxjerrë të dhëna për 297 transaksione, me një vlerë totale prej 94 milionë lekë kryera nga kompania “Balili&Co”.
1.4 milionë lekë janë paguar nga Bashkia e Sarandës në dhjetor të 2016 për këtë kompani, ndërsa 8.2 milionë lekë i ka dhënë Ministria e Kulturës për ruajtjen e Parkut Butrinti. Ministria e Bujqësisë nga viti 2015 deri në 2017, ka dhënë 13.7 milionë lekë për ruajtjen e rezervateve të midhjeve në parkun e “Butrintit” në Sarandë.

Në Open Data tregohet se edhe Prokuroritë e Sarandës dhe Gjirokastrës paguanin kompaninë e Balilit për të ruajtur godinat e tyre ndërsa kontrata të ngjashme kanë edhe spitalet në jug. Burime thonë për Top Channel se heqja e licencave ka ardhur si parashikim i ligjit anti-mafia që parashikon që në rastet kur një shtetas ka një pasuri të ngritur nga burime kriminale atëherë kjo pasuri sekuestrohet dhe familjarët e tij bëhen pjesë e hetimeve.

Tags: BalilajLicenceqeveria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.