Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Dosja “Habilaj”, procesi vazhdon, Prokuroria e Catanias po heton disa persona të paidentifikuar

19/12/2017
VIDEO & FOTO/ Itali, Moisi Habilaj me pranga në duar para gjykatës së Catanias

Moisi Habilaj ne gjykaten e Catanias

Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Catanias ka përfunduar të ashtuquajturat hetime paraprake për 15 të hetuar të grupit të drejtuar nga Moisi Habilaj dhe Antonino Riela. Por hetimet vazhdojnë për persona të tjerë, ta paidentifikuar. Për këta 15 persona Prokuroria u ka vënë në dispozicion avokatëve të tyre dokumentacionin e plotë të hetimit.
Çfarë do të thotë kjo?
Vinenza Pirracchio është avokate e të njëri prej të akuzuarve, Gianluca Passavantit. “Me mbylljen e hetimeve paraprake nuk do të thotë që nuk mund te zhvillohen me hetime. Ky moment shërben për mbrojtjen, e cila mund te marr ne zotërim te gjitha aktet, të hetuarit mund të kërkojnë dhe që të merren në pyetje nga Prokurori dhe të japin deklarimet e tyre. Me njohjen e akteve të hetimit të deritanishme, i jepet dhe mundësia për të zgjedhur strategjinë më të përshtatshme të mundshme. Ky vendim nënkupton vetëm këtë gjë. Nuk do të thotë që hetimet nuk vazhdojnë, sepse sigurisht që mund të vazhdojnë dhe nga elementet e mbledhura mund të hapen dhe pista të reja hetimi. Në këtë moment, avokatëve dhe të dyshuarve i vihen në dispozicion të gjitha dokumentet dhe më pas shihet strategjia që do ndiqet. Mund të kërkohet ballafaqimi, ose mund të kërkohet dhe që të gjykohet me aktet si janë, pra pa dëgjuar dëshmitare në një proces publik dhe në këtë mënyrë i ulet 1/3 e dënimit”, tha Vincenza Pirracchio, avokate.
Sipas dokumentit të prokurorisë së Catanias, që Top Channel e disponon, 4 të dyshuar, Nezar Seiti, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Florian Habilaj po hetohen të veçuar nga kjo dosje.
Avokatja Pirracchio shpjegon arsyet. “Mund të jetë që Prokurorët duke verifikuar dokumentet e deritanishëm, e kanë parë të paarsyeshme për t’i dërguar për gjykim këta persona. Por në këtë rast, kur po flasim për një organizatë dhe kur Prokurorët mendojnë se ajo mund të jetë krijuar në një shtet tjetër dhe ai vend, vijon të mbajë qendrën e aktivitetit kriminal, autoritetet italiane mund edhe të kenë vendosur që për sa i përket atyre pozicioneve, të dërgojë aktet e hetimit për kompetence autoriteteve të vendit ku dyshohet se pjesa e parë e krimit është kryer”, tha Vincenza Pirracchio.
Pas përfundimit të afatit 20 ditor, pritet që Gjykata e Catanias të caktojë dhe datën e zhvillimit të seancës paraprake, ku do të vendoset nëse të gjithë të dyshuarit do të kalojnë në gjykim apo jo. Enigmë mbeten emrat që janë në fazë paraprake hetimi, që prokuroria e Catanias nuk i bën publike.

Tags: CataniaDosja Habilajhetimprokuroria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.