PROTESTA/ Ashpërsia e Kryemadhit: Nesër i tregojmë Ramës se i mbaroi koha,...

PROTESTA/ Ashpërsia e Kryemadhit: Nesër i tregojmë Ramës se i mbaroi koha, shqiptarët do e ndalin qeverinë e krimit

181
0
Shares

Vetëm pak minuta më parë në ambientet e “Hotel Plaza” është zhvilluar një mbledhje e papritur e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së. Kryetarja Monika Kryemadhi e nisi mbledhjen duke sqaruar se po zhvillohet jashtë rradhe, sepse fati i Shqipërisë me Edi Ramën kryeministër ndodhet në një udhëkryq. Në mbledhje u diskutua mbi kryeprokurorin e ri dhe planin për protestën që është paralajmëruar për ditën e nesërme.

Kryemadhi tha se mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama ka bllokuar Reformën në Drejtësi. Ajo deklaroi se kryeministri do të destabilizojë vendin me një kryeprokuror, që e do për të fshirë dosjet e krimit dhe atë të komandatit të drogës Saimir Tahiri. “Kjo mbledhje është jashtë radhë dhe kjo vjen për shkak të situatës në të cilën ndodhemi. Vjen nga arroganca e një kryeministri, i cili ka futur mazhorancën të luaj në fushën e krimit, po kërkon të fusë edhe Parlamentin në parajsën kriminale të ndërtuar nga vetë ai. Shqipëria është jo vetëm vend prodhues por edhe eksportimi krimi”, tha Kryemadhi.
Në vijim Kryemadhi shtoi se ish-ministri i Brendshëm është frika dhe ankthi më i madh i Edi Ramës. Ajo nënvizoi se koha e tij si kryeministër ka përfunduar dhe këtë e thonë tashmë shqiptarët të gjithë njëzëri. “E vetmja rrugë e jona është të reagojmë me të gjitha mënyrat demokratike. Të gjithë nesër të jemi para Kuvendit në orën 9 për ti treguar këtij kryeministri lolo se koha e tij mbaroj. Ora e tij ka ardhur jo prej opozitës por për shkak të urrejtjes që qytetarët kanë për të”, theksoi kryetarja e LSI.

Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit:

“Mazhoranca ka bllokuar për muaj tërë reformën në Drejtësi dhe ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Tahiri është drejtuesi dhe koka e trafikut të drogës. Frika dhe ankthi që Rama ka nga çështja Tahiri e çon drejt uzurpimit. Kërkon të zgjidhë kryeprokuror politik.

Çështja e kryeprokurorit nuk është çështje emrash, për ne ka rëndësi që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur dhe që të funksionojë për shqiptarët. Shqiptarët janë të qartë për dosjet që kanë fjetur në zyrat e Prokurorisë, si ajo e puseve të naftës. Ne jemi të vendosur të mos lejojmë që këto institucione të vijojnë në këtë rrugë.

E vetmja rrugë e jona është të kthehemi në njerëz që nuk e pranojmë këtë realitet, por të reagojmë me të gjitha mënyrat që na lejon ligji dhe morali njerëzor. Rama po kërkon të fusë Parlamentin në destabilitet. Mazhoranca po shkel Kushtetutën, pasi ka dalë nga votat e drogës dhe të krimit.

Ne nuk do ta lejojmë seancën nesër, duke kërkuar dhe përkrahjen e qytetarëve, për të ndaluar një njeri të çmendur. Rama ka vërtet probleme mendore, si dhe me sjelljen e tij, sepse është i kapur. S’ka investitor shqiptar e ndërkombëtar që t’ja pastrojë paratë e drogës. Do ta ndalojmë këtë monster.”

MBLEDHJA E KOMITETIT DREJTUES KOMËTAR I LSI-së

MBLEDHJA E KOMITETIT DREJTUES KOMËTAR I LSI-së

Publié par Monika Kryemadhi sur dimanche 17 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY